LAJMI I FUNDIT:

Veliu: LDK është në kërkim të numrave për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Veliu: LDK është në kërkim të numrave për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke punuar me subjektet e tjera politike për sigurimin e numrave për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës, por nuk ka bërë të ditur se edhe sa vota i nevojiten për të paraqitur mocionin para Kuvendit.

Kjo është bërë e ditur nga nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, pas mbledhjes së kësaj partie me kryetarët e degëve të LDK-së.

Në këtë takim që u kryesua nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa u diskutua për dialogun me Serbinë dhe çështje të tjera me interes të Kosovës.


Duke folur rreth kërkesës për zgjedhje të parakohshme në Kosovë,  Veliu tha se në takim është biseduar edhe për zgjedhjet e parakohshme, të cilat. sipas LDK-s nuk janë larg.

“Kështu që ne po punojmë me strukturat gjithandej Kosovës dhe grupin e deputetëve që të shkojmë kah mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, ku LDK do ta ketë qëndrimin definitiv dhe formësimit të qëndrimit sa i përket dialogut dhe çështjeve me interes të Kosovës”, tha Veliu, raporton KP.

Sipas tij, LDK është duke punuar me subjektet tjera politike, përfshirë  edhe deputetë nga koalicioni qeverisës, për sigurimin e votave për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, por nuk bëri të ditur se edhe sa vota i nevojiten për të kërkuar mocion mosbesimi në Kuvend.

“Ne po punojmë edhe me subjektet tjera politike që t’i bëjmë numrat për rrëzimin e kësaj qeverie, pasi sa më shpejt që kjo qeveri të bie, është më mirë për Kosovën, pasi kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin e qytetarëve të Kosovës dhe në një proces të ri institucionet do ta kenë legjitimitetin për t’u marrë me tema vitale për qytetarët e Kosovës… Ditëve të ardhshme ne do t’ju informojmë më saktësisht”, ka thënë Veliu.

Ndryshe, LDK-ja edhe më herët është shprehur për zgjedhje të parakohshme në Kosovë, pasi sipas kësaj partie, qeverisja aktuale nuk është duke qeverisur mirë me vendin dhe ka humbur besimin e qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori