Tërheqja e Bankës Botërore nga mbështetja për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” ka krijuar një situatë te re në tregun e Kosovës, thonë ekspertë për çështje ekonomike. Megjithatë, ata e shohin në mënyra të ndryshme çështjen e ndikimit të vendimit të Bankës Botërore në dekurajimin eventual të investitorëve të huaj.
Banka Botërore ka njoftuar javën e kaluar se nuk do ta mbështesë Termocentralin “Kosova e Re”, të ndërtuar me thëngjill, mirëpo zyrtarë të kompanisë “Contour Global” dhe Qeveria e Kosovës kanë thënë se ky termocentral do të ndërtohet edhe pa mbështetjen e Bankës Botërore.
Muhamet Mustafa, këshilltar i lartë në Institutin Riinvest, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se tërheqja e Bankës Botërore nga projekti “Kosova e Re “ është e befasishme në këtë fazë, dhe kjo, sipas tij, mund të ketë efekte negative tek investitorët e jashtëm.
Një nga ndikimet që mund të ketë mungesa e përkrahjes financiare nga Banka Botërore për kompaninë fituese, sipas Mustafës, është mundësia e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, pasi kompania fituese duhet të gjejë alternativa tjera për financim me norma më të larta të interesit.
Rritja e çmimit të energjisë, nënvizon ai, do të mund të ndikonte në zhvillimin e veprimtarisë së bizneseve qoftë vendore apo ndërkombëtare.
“Tërheqja e Bankës Botërore do të hap çështje tjera, të cilat do të diskutohen. Por, se a do të ndikojë negativisht tek investitorët tjerë, sigurisht se tërheqja nuk është rrethanë pozitive, por më tepër do të ndikojë tërheqja e investimeve biznesore sesa e tërheqja e Bankës Botërore. Ndikimi te investitorët nuk mund të injorohet”, tha Mustafa.
Në anën tjetër, Lekë Musa ekspert i ekonomisë, tha se tërheqja e Bankës Botërore nga mbështetja për termocentralin “Kosova e Re” nuk duhet të ketë ndikim tek investitorët e huaj, pasi sipas tij, tërheqja ka ndodhur për arsye të vetë bankës dhe jo kompanisë fituese apo Qeverisë se Kosovës.
I tërë projekti, por edhe zvarritja e fillimit të ndërtimit, thekson Musa, është realizuar sipas kërkesave të Bankës Botërore.
“Nuk do të ketë ndikim, pasi tërheqja e Bankës Botërore nuk është bërë për ndonjë arsye të klimës së biznesit në Kosovë apo aferave korruptive e çështje tjera të ndryshme, por tërheqja është për shkak të strategjisë se Bankës Botërore që mos të hyjë në projekte që shfrytëzimin e thëngjillit e kanë si lëndë djegëse”, tha Musa.
Investimet e huaja direkte vazhdimisht vlerësohen si të domosdoshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës, por këto investime kanë shënuar rënie përgjatë viteve të fundit.
Në vitin 2008, investimet e huaja ishin 355 milionë euro, vitin e kaluar, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, investimet e huaja ishin rreth 290 milionë apo 30 për qind më shumë se në vitin 2016. Kurse, në periudhën janar-maj të këtij viti, vlera e investimeve të realizuara është 76 milionë euro ose 34 për qind më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje