Paqëndrueshmëria politike e dëmshme edhe për tekstilin, vazhdon rënia e numrit të punonjësve
“Nëse situata politike thellohet dhe ka zgjedhje të parakohshme parlamentare, biznesi do të pësojë, nuk do të realizohen investimet e planifikuara, as do të shkohet në pushtimin e tregjeve të reja”, paralajmëruan sot punëtorët e tekstilit.
Ato në konferencën për media apeluan që politikanët së pari të mendojnë për shtetin dhe pastaj për partitë. Nëse paqëndrueshmëria rritet dhe shndërrohet në krizë sigurie, paralajmëruan, edhe kjo që sot po punojmë do të zhduket.
“Në situatë të paqëndrueshme politike, asnjë biznesmen nuk vendos të investojë, t’i zgjerojë kapacitetet e tij dhe nuk mendon për tregje të reja. Kompanitë deri në fund të nëntorit duhet t’i parashtrojnë kërkesa për mjetet që vitin e kaluar i kanë investuar, por nëse ka zgjedhje, tërë energjia do të orientohet drejtë procesit, të gjithë do të merremi me politikë, ndërsa do të pësojë biznesi nga i cili presim të mbushen fondet dhe buxheti, për t’i rritur pagesat sociale. Nëse biznesi pëson rënie, do ketë rënie të të gjithë ekonomisë”, ka theksuar kryetari Shoqatës së Industrisë së Tekstilit në Odën Ekonomike, Angel Dimitrov.
Kompanitë e tekstilit në Maqedoni, megjithatë, ende janë atraktive për tregjet profesionale para se gjithash për shkak të afërsisë, serive të vogla, cilësisë së lartë të prodhimeve dhe çmimet solide. Lidhja e marrëveshjeve dhe mbajtja e partnerëve nga vendet perëndimore-evropiane po vazhdon.
Prodhimtaria e tekstilit të Maqedonisë në tetë muajt e parë të vitit në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar shënon rritje prej 11,2 për qind, ndërsa prodhimi i veshjeve ulje prej 6,7 për qind. Eksporti ka arritur 386 milionë dollarë që është rritje për 14,8 për qind, ndërsa paraqet 9,8 për qind nga eksporti i përgjithshëm i Maqedonisë. Importi megjithatë, ka qenë 382,7 milionë dollarë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles