Ka shumë kohë që janë shpërngulur nga Lugina e Preshevës në Kosovë, por ende nuk posedojnë lejeqëndrim, e lëre më nënshtetësi të Kosovës.
Qyetetarët e Luginës së Preshevës, që jetojnë në Kosovë, thonë se kanë aplikuar shumë herë për një lejeqëndrim, mirëpo, siç thonë ata, janë maltretuar me dokumentacione të shumta.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, shumë shpejt do të hartohet një udhëzim administrativ, që të rregullohet statusi i tyre.
Tash e tetë vjet ai qëndron në Prishtinë. Ani pse ka kaluar kohë e gjatë, ende nuk konsiderohet shtetas i Kosovës.
Si student ishte shpërngulur nga Bujanoci në Prishtinë, mirëpo vazhdimisht ka hasur në probleme, për shkak të dokumenteve.
Kushtrim Asllani, aktor, tregon se ka tentuar shumë herë me radhë të aplikojë për lejeqëndrim, megjithatë thotë se vetëm është maltretuar.
“Nuk kam dokumente të Kosovës, kam dasht me apliku disa herë për lejeqëndrim, por ka pas shumë procedura, shumë të mundimshme, tepër të panevojshme. Dhe si student e kam pas shumë problem, me i siguru qato dokumente, sa i përket pronës, tu e dit që nuk kom pronë këtu… Kështu që e kam pas shumë problem me i siguru ato dokumente, që për mua personalisht janë shumë të panevojshme”, tha Asllani.
Shkaku i mungesës së lejeqëndrimit dhe nënshtetësisë, Asllanin e kanë penalizuar shumë herë edhe në projektet e tij si aktor.
Duke shtuar se sa herë që ka dashur të aplikojë, i kanë kërkuar mbi 13 dokumente.
“Thuajse çdo projekt që e kam bo deri tash, sa i përket projekteve profesionale, e kam pas problemin e pagesave edhe të nënshtetësisë. Gjithë më kanë kërkuar, lejeqëndrim të Kosovës, letërnjoftim, banimin… Kam pas problem edhe me bankat, për shkak që banesat kanë ndërru, nuk jam kanë në të njëjtën banesë. Edhe transferat e banesës më kanë vonuar, ose më kanë nxjerr problem. Është deshtë me shku me i verifiku ato dokumente të mëhershme, po flas për dokumente të Serbisë që i kom”, shtoi Asllani.
Sipas drejtorit të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Valon Krasniqi, në bazë të Ligjit të vjetër për të huaj, u është pamundësuar që banorët e Luginës të pajisen me lejeqëndrim.
Sipas tij, tashmë janë duke hartuar një udhëzim administrativ për të rregulluar statusin e tyre.
“Ne si departament jemi përballur shumë herë me kërkesa nga ana e tyre për t’u pajisur me leje qëndrim apo me dokumente tjera të Kosovës. Mirëpo, ligji i vjetër u pamundësonte një gjë të tillë për t’u pajisur, për shkak se nuk i plotësonin një pjesë të kritereve të cilat ishin në ligjin për të huaj. Tani me këtë udhëzim parashihen të krijohen disa lehtësira, në mënyrë që statusi i tyre të rregullohet një herë gjithmonë “, tha Krasniqi.
Ky udhëzim administrativ, sipas Krasniqit do të hartohet deri në fund të këtij viti.
Ai ka pohuar se si shkak i mos pajisjes me lejeqëndrim, banorët e Luginës së Preshevës, por edhe banorë nga vendet tjera, kanë hasur në shumë vështirësi.
Ndërsa, për Kushtrim Asllanin dëshira e vetme mbetet që një herë e përgjithmonë të rregullohet një gjë e tillë. Ai ka shtuar se institucionet e vendit po premtojnë shumë, e në anën tjetër, banorët e luginës vazhdimisht po diskriminohen. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze