LAJMI I FUNDIT:

E mund trumcaku filozof trumcakun harbut?

E mund trumcaku filozof trumcakun harbut?

Si sot 107 vite më parë lindi shkrimtari Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni). Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të. Fatkeqësisht jetoi shumë pak.

Lindi në 13 tetor 1911. Më 12 gusht 1938 shtrohet në spitalin “Opsadale Valde”. Tre ditë më vonë i nënshtrohet një operacioni të rëndë, ku i hiqet një pjesë e madhe e mushkërisë. Në 15 gusht 1938 bie në koma, për të mos u përmendur më. Gjendja e tij në koma vazhdoi plot 11 ditë. Më 26 gusht 1938 afër mesnatës, Migjeni vdes.

Për ditët e fundit të jetës së Migjenit janë disa referenca. Në një nga referencat e 15 majit 1938 e quajnë sanatoriumin San Luigji si “Shtëpinë e të dëshpëruemve”. Kjo referencë kujton kryeveprën “Mali Magjik” të Thomas Mannit, që përshkruan historinë fatale të njerëzve me tuberkulozë në një sanatorium.


Në prill 1938 Migjeni shkruan skicën e fundit, “Kënga e trumcakut”.

“Fleta e parë e dorëshkrimit ka humbur. Nuk kemi të bëjmë me një edicion të dytë të skicës ‘Vetëvrasja e trumcakut’, por me një shtjellim të ri. Teza e kundërvënies, dhe rebelizmit është zotëruese. Trumcaku çuditet për padrejtësinë e nayrës dhe është gati të bëjë një kryengritje kundër natyrës. Por trumcaku filozof e mund trumcakun harbut. Dhe kështu kemi të bëjmë me paradoksin e trumcakut, paradoks që mund të vazhdojnë një milion vjet, kur ndoshta truri i trumcakut do të zhvillohet aq sa është i zhvilluar sot truri i njeriut”, thotë Moikom Zeqo.

Pas fletës që mungon vijon ky tekst:

“… (i) lodhun, dhe ma i pakënaqun trumcaku me fat, qëndron mbi degë. Me urrejtje shikonte natyrën që s’e krijoi ma artistikisht. Me përbuzje vërente bylbylin.

Tash e kuptoi mirëfilli se duhet të vuejë nga fataliteti i gjanave! – Kështu tue mendue ndjen një lehtësi trumcaku. Në thelbin e ndërgjegjes së tij filloi të ndjehet filozof. Kish të drejtë! Se kush arrin ndër trutë e vet të jetë i pakënaqun me fatin, ai me të vërtetë fillon me amë filozofi – dhe një filozofi ma të vërtetë se çdo tjetër filozofi.

Çuditej trumcaku për madhështinë e ndjesive të tij dhe çuditej për fatalitetin e gjanave. Pse asht trumcak? Vetëm pse asht trumcak nuk mund ta thotë kangën e bylbylit? Çuditej për padrejtësinë e natyrës dhe ish gati të bajte diçka: një kryengritje kundra natyrës!..

Por, trumcaku filozof e mundi trumcakun harbut.

Me një indiferencë apatike fishklloi dhe fluturoi nga dera nën strehë të pullazit. Dhe aty ia nisi: Çiu-çiu e çiu-çiu, çiu-çiu si filozof cinik e faqezi.

Ky paradoks i trumcakut mund të ngjajë edhe një milion vjet, kur truni i trumcakut të zhvillohet aq sa asht sot i zhvilluem truni i njeriut. E na, njerëzit e këtij skaji të Dheut, për një milion vjet mund t’arrijmë që mos t’ia kemi zili njerëzve që na rrethojnë si trumcaku që ia kish zili bylbylit.

Një milion vjet – afat i bukur… Si ju duket? – Jo, jo nuk asht shum. Ç’janë një milion vjet para eternitas…”

Sanatorium, prill 1938

Në trend Kultura

Më shumë
DO TË VIJE?

DO TË VIJE?

Poezi
DY POLITIKANË

DY POLITIKANË

Fjala+
REFLEKTIME

REFLEKTIME

Poezi
Viti 1998, tmerri dhe vuajtjet që shpejtë u harruan: Kosova në flakë!

Viti 1998, tmerri dhe vuajtjet që shpejtë u harruan: Kosova në flakë!

Kulture
Kanuni, “një botë e mbyllur

Kanuni, “një botë e mbyllur"

Kulture
Jeta dhe vepra e Abdyl Frashërit: Shqipëria do të bëhet

Jeta dhe vepra e Abdyl Frashërit: Shqipëria do të bëhet

Kalo në kategori