LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në Gjakovë, vdes një grua

Aksident i rëndë në Gjakovë, vdes një grua

Një grua 78 vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti në komunikacion në fshatin Ponushevc të Gjakovës.

Rastin e ka konfirmuar Policia në rajonin e Gjakovës.

Në këtë aksident kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të lënduar.


Sipas policisë, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur nga lëvizjet e pasigurta dhe kyçjen në rrugë të veturës ku ishte pasagjerja 78 vjeçare e cila ka mbetur e vdekur nga ky aksident.

Prokurori dhe njësitë e tjera përkatëse janë në vendin e ngjarje dhe po merren me rastin./Telegrafi