LAJMI I FUNDIT:

Paraqitja e dobët në ring, matadorit i kushtoi me goditje briri në këmbë (Foto)

Paraqitja e dobët në ring, matadorit i kushtoi me goditje briri në këmbë (Foto)

Ruben Pinar është goditur me brirë nga demi, pasi paraqitja tij në një ring në Madrid të Spanjës, ishte shumë e dobët.

Goditja e ka hedhur matadorin në ajër, ndërsa turma shikonte e tmerruar, por ai ka vazhduar edhe pse kishte gjakderdhje, transmeton Telegrafi.


Atë e dërguan në spital me gjendje mjaft të rëndë, ku i është kryer operimi emergjent, ndërsa nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore.

Goditja e matadorit nga demi

Njohësit e ndeshjeve me dema, konsiderojnë se ai nuk ishte serioz dhe e nënvlerësoi fuqinë e kafshës, prandaj e pësoi në atë formë. /Telegrafi/