Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, vlerëson se Kosova ka pak gjasa që ta padisë Serbinë për gjenocid pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Kjo sepse, sipas tij, fillimisht Kosova nuk është pjesë e Konventës për gjenocid dhe se lufta e Serbisë ndaj Kosovës nuk llogaritet të ketë ndodhur mes dy shteteve, pasi ajo është zhvilluar brenda ish-Jugosllavisë, që ka qenë një shtet, raporton Ekonomia Online.
“Për Kosovën është problem jashtëzakonisht edhe më i vështirë sesa për Bosnjën për ta akuzuar Serbinë për gjenocid, sepse lufta në Kosovë është zhvilluar brenda një shteti që ndërkombëtarisht është quajtur Serbi dhe Mali i Zi ose Federata e Millosheviqit që është krijuar më 1992 dhe territori i Kosovës deri në ditën kur e kemi shpallur pavarësinë është konsideruar pjesë e atij”, tha hasani.
“Unë aty shoh pak gjasa. Kosova nuk është pjesë e Konventës së Gjenocidit. Për tu paditur shteti, duhet të jetë palë në Konventë, Kosova nuk është palë”.
Hasani thotë se as Bosnja dhe Hercegovina, pas gjithë tragjedisë që ka përjetuar, nuk ka arritur të dëshmojë se aty është kryer gjenocid nga Serbia, pasi vlerëson se është çështje jashtëzakonisht teknike definimi i gjenocidit.
“Por, shtetin serb boshnjakët nuk kanë arritur që përkundër gjithë asaj tragjedie për ta dëshmuar, sepse është çështje jashtëzakonisht teknike definimi i gjenocidit dhe përgjegjësia e shtetit për gjenocid në të drejtën ndërkombëtare dhe ‘Padinteri’ e ka thënë që në territorin e Jugosllavisë nuk mund të, përveç gjenocidit si vepër penale që ua kanë veshur funksionarëve e gjeneralëve serbë”.
“Në rastin e ish-Jugosllavisë, ju e dini Bosnja e ka paditur Jugosllavinë për gjenocid dhe ka humbur. Ajo e ka fituar për Srebrenicë sepse është përgjegjësi penale individuale”.
Sipas tij, përgjegjësia e shteteve është problematike, ngase krijimi i tyre është bërë nga shpërbërja e një tërësie, prandaj edhe është e vështirë që të kërkohet përgjegjësi, raporton EO.
“Sa i përket përgjegjësisë së shteteve që janë krijuar nuk mund të bëhet sepse këto shtete janë krijuar si rezultat i luftës së brendshme civile, brenda Jugosllavisë. Jugosllavia duke u shpërbërë janë krijuar shtetet tjera. Kështu që përgjegjësia e shtetit është problematike për secilin, jo vetëm për serbët, por edhe për kroatët. Fundja, çfarë ka bërë Millosheviçi, në momentin që është ndezur lufta në Bosnje, ai e ka tërhequr ushtrinë e tij”.
“Në momentin që Bosnja është njohur ndërkombëtarisht si shtet, e ka ditur që ka përgjegjësi ndërkombëtare si shtet, i ka tërhequr dhe u ka dhënë lekë, teknikë ushtarake dhe u ka thënë rregulloni uniformat dhe ushtrinë e juaj dhe mbajeni përgjegjësinë vet për veprimet atje. Me këtë ai e ka larguar Serbinë nga përgjegjësia si shtet”, tha Hasani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova