LAJMI I FUNDIT:

PDK kërkon konsensus për dialog, ose zgjedhje

PDK kërkon konsensus për dialog, ose zgjedhje

Nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami, ka treguar për qëndrimin e PDK-së në lidhje me zgjedhjet e parakohshme dhe ka folur për nevojën e arritjes së konsensusit.

Bajrami ka bërë të ditur se është e domosdoshme që spektri politik në Kosovë të arrijë deri te një konsensus mbi dialogun me Serbinë.

Nënkryetari i PDK-së ka tërhequr vërejtjen se aktualisht Parlamenti është jofunksional dhe gjendja duket e pashpresë kështu. Prandaj, ai tha se nëse nuk arrihet deri te një konsensus, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.


Në lidhje me zgjedhjet, Bajrami tha se ato do të duhej të mbaheshin sa më shpejtë, në mënyrë që të mundësojnë një parapërgatitje më të fortë dhe më gjithëpërfshirëse për dialog me Serbinë.

Bajrami i bëri këto deklarata në një paraqitje në televizionin publik të vendit.

Ndryshe, para pak ditësh, krye-kuvendari Kadri Veseli zhvilloi një takim me dy nga partitë opozitare me qëllim për të arritur harmonimzin e qëndrimeve mbi dialogun me Serbinë.

Në atë takim nuk morën pjesë VV dhe LDK, teksa kjo e fundit tha se nuk do të jetë pjesë e takimeve të thirrura nga Veseli dhe se dëshiron zgjedhje të jashtëzakonshme në vend.