LAJMI I FUNDIT:

Time Kadrijaj e Armend Zemaj replikojnë në distancë për zgjedhjen e Thaçit president

Time Kadrijaj e Armend Zemaj replikojnë në distancë për zgjedhjen e Thaçit president

Time Kadrijaj ka kërkuar nga Armend Zemaj të jep shpjegime para popullit pse i bëri kuorumin Thaçit kur ky i fundit u bë president.

Deputeti i i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka deklaruar dje (enjte) se Thaçi e Haradinaj po shtiren kundërshtarë.


“Është taktikë për të tërhequr vëmendjen nga gabimet dhe mos ushtrimi i përgjegjësisë si bartës të institucioneve”, ishte shprehur ai në një emision televiziv.

Kundër këtyre deklaratave ka reaguar deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, përcjell Telegrafi.

Ajo në një shënim në Facebook ka shkruar se Armend Zemaj ishte ndër individët kryesor që ia bëri kuorumin Thaçit ditën kur ky u fundit u zgjodh president.

Postimi i plotë i Time Kadrijajt
Një ndër individët kryesor që ia bëri kuorumin për zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Republikës së Kosovsë, është deputeti i LDK-së Armend Zemaj. Armend, ne nuk bëjme lojra sikur ke bërë dhe bën ti. Për këta kufijë kam qenë në luftë, bashkë me shumë të tjerë. Ti bëhu burrë dhe tregoi Kosovës pse ke shku me siguru kuorumin në seancen parlamentare për zgjedhjen e Hashim Thaçit president.

Ndërkohë, ka reaguar edhe deputeti Armend Zemaj duke iu kundërpërgjigjur deputetes Kadrija.

Zemaj i është përgjigjur deputetes së AAK-së, duke i thënë se pjesemarrja e tij në seancë kishte për qëllim të mos bëhej pjesë e çadrave në sheshin përballë Kuvendit ku sipas tij kishte banditë e kriminelë ordinerë.

Postimi i plotë i Armend Zemajt
Po doktoresha Time, është e vërtetë që ju nuk bëni “lojna”, sepse nuk ke bërë “lojna” as kur je inkuadrue në AAK ( po sulmet kundër vellaut tuaj dhe familjes që ishin veprimtar të LDK-së, nuk ishin lojna)…

Doktoreshe ju nuk bëtë “lojna” as me Kullen e as me Zhlebin po as me Qakorrin ( Lluka e Strellci i Ulet e Rugova akoma janë aty)…

Doktoreshe ju nuk bëtë lojra as me veteranë, invalid e familje të dëshmorëve ( edhe emri juaj ne listen e mashtruesve nuk ishte lojë apo)…

Doktoreshe nuk ishte loje as pjesemarrja ime ne seancë, sepse nuk mund te bëhësha pjesë e lojes së qadrave në sheshin përballë Kuvendit ( në atë loje të qadrave kishte bandita, kriminel ordiner me emer dhe mbiemer)
Doktoreshe qendro e mos u ba pjese e lojrave të liga, ruaje se paku atë integritet dhe kontribut që pernime e ke dhanë në luftë, të cilin e çmoj…/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori