Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka së bashku me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj dhe ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, kanë takuar komisioneren e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale Mariya Gabriel.
Ministri Lluka e njoftoi komisioneren Mariya Gabriel me hapat që ka ndërrmarrë Ministria që ai e drejton, në sektorin e Teknologjisë Informative dhe Komunikimit për përparimet që janë bërë në fushën e teknologjisë informative, me projektet që janë realizuar si dhe me ato projekte të cilat janë në realizim e sipër.
“Projekti Ekonomia Dixhitale e Kosovës është nënshkruar me Bankën Botërore dhe është aprovuar në Parlament muajin e kaluar dhe implementimi i këtij projekti do të fillojë me 15 nëntor të këtij viti. Ky projekt ka për qëllim që të mbulojë 99 për qind të Kosovës me internet 100 mbs”, u shpreh ministri Lluka.
Kreu i MZHE-së, e njoftoi komisioneren e BE-së, Gabriel edhe për projektin e Parkut Teknologjik apo Tech Parku i cili pritet të aktivizohet në qershor të vitit 2019, po ashtu ministri Lluka foli për mbështetjen që po iu jep të rinjëve.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik po bën punën e saj në drejtim për t’i ndihmuar të rinjët, ku sa i përket kësaj Ministria ka pajisur 65 shkolla të mesme me pajisje inovative për t’iu dhënë mundësi të rinjëve të shprehin kreativitetin e tyre e po ashtu t’i zgjerojnë njohuritë inovative.
Ai foli edhe për projekte të IPA II, ku MZHE ka aplikuar me projektin e zhvillimit të tregut vendor, me të cilë synon dixhitalizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Komisionerja Gabriel u shpreh e kënaqur me punën që po bëhet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, por edhe ministri Lluka e falënderoj për vizitë, pasi që kjo vizitë tregon dedikim e BE-së ndaj Agjendës Dixhitale për Kosovën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiplomë e Burimeve Njerëzore që njihet në Evropë, a ja vlen?
Kreu i ATK-së: Ka rritje të bizneseve që regjistrohen për çështje tatimore në veri
Korporata Rugove lanson në treg produktet e reja të qumështit
Zbulo produktet më të reja në Evapify
Fivestar Fitness sjell koleksionin më cilësor të veshjeve sportive Fivestar Nation
Përfitimet nga Resveratroli
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete