LAJMI I FUNDIT:

Tre të vrarë në Mat

Tre të vrarë në Mat

Rëndohet bilanci i viktimave në ngjarjes e kësaj të enjte në Mat.

Hamit Buçi, banor i fshatit Shëlli ka vdekur në Spitalin e Traumës në Tiranë pas plagëve të marra, raporton Visionplus.

Ndërkohë më herët janë konfirmuar dhe dy viktimat e tjera Mentor Hoxha, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa Erzen Aliaj, i cili ka vdekur më pas gjatë transportimit për në Spitalin e Traumës në Tiranë.


Të dy viktimat ishin punonjës të Bashkisë së Matit.

Ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën Astrit Hani edhe ai punonjës i Bashkisë së Matit.

Sipas policisë ngjarja e ndodhur për shkak të punimeve që po zhvilloheshin në një rrugë në fshatin Shëlli, ndërkaq i dyshuari Kujtim Koxha është arrestuar pak pasi ndodhi ngjarja./21Media