Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe ajo e basketbollit në një konferencë për media, kanë rizyrtarizuar sponsorin e që është banka e fuqishme TEB.
Drejtori i gjeneral i TEB banka, Orcun Ozdemir, tha se është i lumtur që kompania të cilën ai e drejton do të jetë sponsor i përfaqësues së Kosovës në futboll dhe basketboll.
Ai fillimisht përshëndeti të dyja federatat ku pas kësaj ai kujtoi edhe ish kryetarin e federatës së futbollit, Fadil Vokrrin për të cilin tha se ka kontribuar shumë që futbolli të jetë këtu ku është sot.
“TEB Banka është duke iu ndihmuar këtyre dy federatave. Ne premtojmë mbështetje të përhershme si ndaj Futbollit ashtu edhe ndaj Basketbollit, ku pavarësisht rezultateve që realizohen në lojërat që do të zhvillohen në vazhdimësi, mbështetja jonë ndaj tyre nuk do të mungojë” tha Ozdemir.
Në mungesë të kryetarit të Federatës së Futbollit Agim Ademi për të cilën u bë e ditur se për një arsye objektive ka munguar, pjesëmarrës në këtë konferencë ishte sekretari i kësaj Federate, Eroll Salihu.
Ai tha se ditë të mira për federatën janë duke ardhur. Për të është kënaqësi që edhe këtë vit do të vazhdojë bashkëpunimi me bankën TEB ngase janë partner të rëndësishëm, serioz dhe që iu përmbahen të gjitha rregullave qëllim mira, raporton Kosova.info
Ai gjithashtu bëri të ditur që të dyja palët do të punojnë më marrëveshje të dyanshme.
“Unë kam kënaqësinë e veçantë të them që në emër të kryetarit Agim Ademi dhe në emër sigurisht të përfaqësueses së Kosovës të të falënderojmë shumë dhe të urojmë shumë suksese, sepse përfaqësuesja jonë është duke korrur mjaft suksese të mira dhe shpresoj që kjo të vazhdojë dhe të kemi bashkëpunim sa më të suksesshëm në të ardhmen”, tha Saliu.
Kurse mbështetjen e TEB Bankës si tejet të rëndësishme e cilësoi kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani i cili tha se prej ditës së parë që është bërë pranimi i Kosovës TEB banka është përkushtuar shumë ndaj tyre dhe për këtë janë shumë mirënjohës.
“Për ne është shumë me rëndësi që e kemi përkrahjen e TEB, sepse TEB prej ditës së parë që është bërë pranimi i Kosovës na janë përshtatur dhe jemi shumë të kënaqur që kjo marrëveshje do të vazhdojë edhe për dy vite të tjera dhe shpresojmë që krejt bashkë kemi me qu Kosovën sa më lart”, tha Ujkani, raporton Kosova.info
Arben Fetahu, Kryetari i Federatës së Basketbollit tha se TEB Banka ka ndihmuar shumë përgjatë këtyre viteve. Ai shtoi se TEB Banka nuk ka ndihmuar vetëm materialisht por edhe ka ndihmuar në të gjitha aspektet.
“TEB Banka na ka ndihmuar shumë përgjatë këtyre viteve edhe neve si federatë basketbolli dhe përfaqësueset e reja në të kaluarën. TEB nuk ka ndihmuar vetëm materialisht por na ka ndihmuar në të gjitha aspektet. Qëndron prapa kërkesave tona çdo herë dhe të gjithë jemi mirënjohës. Kemi të bëjmë me një emër të madh ni nivel ndërkombëtar dhe kemi kënaqësinë që këtë emër ta kemi ne afër për vitet në vijim”, tha Fetahu.
Dardan Berisha, Kapiteni i Përfaqësuese së Basketbollit falënderoi tej mase TEB Bankën që gjithmonë ka qëndruar pranë tyre dhe falënderoi për atë së çka ka bërë kjo bankë deri më sot për ta.
“Faleminderit TEB Bankës që prej fillimit ka qenë gjithmonë pas nesh po besoj që kanë me qëndru hala ma gjatë, me neve por edhe për gjeneratat e reja. Kështu që e falënderoj TEB Bankën për krejt ato çka kanë bo për neve”, shtoi Berisha, raporton Kosova.info
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Gyokeres tashmë ka vendosur se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në verë
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Nga Duran te Kvaratskhelia dhe Khusanov - top 10 transferimet e janarit
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze