LAJMI I FUNDIT:

“Siparantumi” i Pejës, me koncert në Kroaci

“Siparantumi” i Pejës, me koncert në Kroaci

Me 20 tetor, kori i femrave nga qyteti i Pejës, “Siparantum”, do të udhëtojë në Kroaci ku do të paraqitet në sallën “Hrvatski Glazbeni Zavod” të Zagrebit.

“Do të paraqitemi me një program të larmishëm, nga kompozitorë të njohur botërorë dhe shqiptarë. Dita-ditës repertori jonë po bëhet më i pasur, si dëshmi e punës së korit”, u shpreh Memli Kelmendi, dirigjent i korit.


Koropetitor i programit është Agron Shujaku, pianist nga Prishtina.

Koncerti organizohet nga këshilli i pakicës kombëtare shqiptare i qytetit të Zagrebit. Ky është koncerti tetë dhe udhëtimi i tretë për në Kroaci me korin “Siparantum”.