LAJMI I FUNDIT:

Kafjall i shkëlqyeshëm për fëmijën: Omëletë italiane

Kafjall i shkëlqyeshëm për fëmijën: Omëletë italiane

Vezët janë lehtësisht të tretshme dhe artikuj shumë të ushqyeshëm

Ja një recetë për përgatitjen e omëletës së shëndetshme me patate, transmeton Telegrafi.

Nevojiten:


– Një patate
– Një vezë e tundur
– Një lugë djathë
– Pak qepë, e copëtuar
– Një lugë vaj ulliri

Përgatitja:

Në tigan ngrohni vaj ulliri. Pataten priteni në rrathë të hollë, qitni në tigan dhe fërgoni derisa të skuqen (rreth 20 minuta).

Qitni sipër vezët dhe qepën të prerë imët, pastaj qitni djathin, mbuloni me kapak dhe fërgoni derisa djathi të shkrihet. /Telegrafi/