Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, i cili është edhe kryetar i Komisionit Hetimor për rastin e turqve të dëbuar, ka thënë se ka filluar intervistimi i 22 dëshmitarëve të ndërlidhur me ngjarjen.
Sveçla, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se tashmë është intervistuar personi i parë që mund të ketë informacione për këto ngjarje.
“Sot është intervistuar krye shefja e Inspektoratit Policor të Kosovës dhe e njëjta do të intervistohet edhe ditën e hënë”.
Kryetar i Komisionit Hetimor ka thënë se është përpiluar lista prej 22 dëshmitarëve dhe shpreson se intervistimi do të shpejtohet më shumë në të ardhmen.
“Është përpiluar lista prej 22 dëshmitarëve, akter institucional apo pjesëtar të ngjarjes. Procesi i intervistimit nuk po shkon lehtë për shkak të agjendave të ngjeshura si të anëtarëve të komisionit po ashtu edhe akterëve tjerë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Sveçla ka thënë se në këtë listë janë krerët kryesorë të institucioneve të Kosovës, duke përfshirë edhe presidentin e kryeministrin.
“Nëse shkojmë në një radhitje për nga rëndësia ata janë: Presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit, ministri i Drejtësisë, ministri i Brendshëm, ministri i Jashtëm, ministri i Infrastrukturës, drejtori i Policisë, drejtori i AKI-së e kështu me radhë”, ka thënë më tej deputeti Xhelal Sveçla.
Deputeti ka thënë se nëse dikush nuk vjen për të dëshmuar, do të sillet me forcë.
Ai ka thënë se disa institucione nuk i kanë dorëzuar materialet që janë kërkuar nga komisioni parlamentar.
“Policia nuk e di pse nuk i ka dorëzuar të gjitha materialet e kërkuara…kam dyshime se jo të gjithëve po u pëlqen puna e këtij komisioni”, tha më tej Xhelal Sveçla./Telegrafi/
https://www.facebook.com/infoboxrtvdukagjini/videos/107954986803569/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MMJPH: Këshilltarja Irena Vitina të informohet më mirë, para se të tregojë të pavërteta në publik
Osmani në Kolumbi, merr pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Bogota
Prokuroria: Ka prova materiale që Ljupço Palevski është autor i vrasjes së dyfishtë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A