Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë në takimi me strukturat drejtuese të kësaj partie për rajonin e Dukagjinit, deklaroi se egoja personale e ka rrënuar shtetin tonë, andaj duhet të punohet që hapësira e kësaj egoje të zvogëlohet dhe t’i hapet rruga frymës kolektive në interes të qytetarit.
Ai ka kërkuar nga të gjithë anëtarët e degëve të Nismës Socialdemokrate të punojnë më shumë në aspektin organizativ brenda partisë, dhe kështu të jenë të përgatitur për sfidat e reja.
“Njerëzit po munden me kaluar vetveten, janë të gatshëm me rrënuar opsione politike pozicione të vendit, vetëm e vetëm për me dal i tij, prandaj vendi ka nevojë për këtë parti. Ne kurrë nuk e kemi qitur interesin tonë partiak para interesit të vendit, as kurrë nuk kemi me e qit, por kjo nuk do të thotë që ne duhet me heshtë e mos me punuar e mos me u fuqizuar si parti. Kjo frymë dhe ky vizion qytetar dhe politik duhet me ngadhënjyer në Kosovë se kështu mundemi me dërguar vendin përpara. Nuk bën në Kosovë me ngadhënjyer opsione të cilat nuk ka opsion politik, por ka ego personale dhe egot personale e kanë rrënuar gjithmonë vendin tonë. Dhe atyre sa më shumë duhet me ua ngushtuar hapësirën me i dhënë mundësi frymës kolektive në shërbim dhe interes të qytetarit”, u shpreh Limaj.
Kryetari i Këshillit kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi tha se vendi ynë ka nevojë të udhëhiqet nga njerëz me virtyte, pasi deri më sot udhëheqja e vendit nga partitë që i takojnë të djathtës nuk i sollën sa duhet zhvillim vendit.
Sipas tij, partitë politike në vend duhet të kenë interes të përbashkët për tema të rëndësishme për vendit siç është dialogu me Serbinë, arsimimi dhe shfrytëzimi i pasurive të vendit tonë.
“Gjitha partitë në Kosovë duhet të godasin dhe ta kenë interes të përbashkët dialogun me Serbinë, dhe na vjen keq që këtu nuk kemi një strategji të përbashkët. Të gjitha partitë politike duhet ta dinë se Kosova duhet të pasurinë që e ka të jetë në shërbim të qytetarëve të saj, dhe na vjen keq që edhe kjo pasuri nuk është në shërbim të qytetarëve të saj, ka shumë çështje që duhet të kemi qëndrime të përbashkëta”, tha Krasniqi.
Krasniqi tha se programi socialdemokrat hap perspektivë për qytetarët e vendit dhe si i tillë duhet të zgjerohet sa më shumë.
Ndërsa, Fazli Hoxha, kryetar i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, tha se janë zë i qytetarëve të Gjakovës dhe se po i realizojnë projektet e premtuara gjatë fushatës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident mes shtatë veturave në Prishtinë, lëndohen pesë persona
Moti për pesë ditët e ardhshme
Ushtarët e Kosovës trajnohen për gjuajtje me HAR-66
Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Daut Haradinaj: Degradimi i Pejës do të marrë fund me 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet