Anëtarit kroat në Presidencën e Bosnjës e Hercegovinës, Zhelko Komshiq, krahas gjendjes aktuale në këtë shtet të ndarë në tri entitete, ka folur edhe mundësinë e njohjes së Kosovës.
Komshiq, duke folur për iniciativat në rajon për ndryshimin dhe korrigjimin e tyre, në një intervistë për Deutsche Welle, ka thënë se mendon që kufiri i Bosnjë-Hercegovinës nuk duhet të ndryshojë, nuk duhet të preket dhe nuk duhet të ketë shkëmbime territoresh, sepse kështu krijohen precedente të rrezikshme.
“Kufijtë e B-H janë përcaktuar dhe këtë e ka konfirmuar edhe i ashtuquajturi Komisioni i Badinterit. Shkëmbimi i territoreve nuk vjen në konsiderim, sepse do të ishte një precedent i rrezikshëm”.
A vlenë ky qëndrim edhe për Serbinë dhe Kosovën?
Komshiq: Unë nuk mund të flas në emër të Serbisë dhe Kosovës.
Shumëkush bën paralele mes ndryshimit eventual të kufijëve atje me B-H?
Komshiq: Shumëkush mund t’i ndërlidhë këto gjëra me B-H, por kjo nuk do të lejohet në këtë vend. Kjo nuk ka lidhje me B-H. Se çfarë do të bëjnë Serbia dhe Kosova, kjo është çështje e tyre dhe do të ishte shumë e pahijshme të përzihemi në këto punë. Unë kam mendimin tim për këtë çështje, por ky është mendim privat.
Cili është ky mendim?
Komshiq: Po ju them: Ky është mendim privat. Unë vërtet mendoj që raportet mes Serbisë dhe Kosovës duhet të zgjidhen si raporte mes dy shteteve fqinje dhe miqsore. E si do të zgjidhen ato, kjo është çështje e tyre. Unë nuk kam kurfarë dileme se Kosova është shtet i pavarur. Por duhet ta dini – ky është mendimi im privat.
Cila do të jetë pozita juaj në këtë mandat për njohjen e pavarësisë së Kosovës?
Komshiq: Pozita ime është absolutisht e qartë. Ju thash që Kosova është shtet i pavarur dhe do të ishte e mençur sikur ta njihte edhe Bosnjë-Hercegovina, por me Miloradom Dodikun në Presidencë, dyshoj se do të merret një vendim i tillë. Pra unë nuk e fsheh qëndrimin tim: Kosova është shtet i pavarur. /Dw/
Zhelko Komshiq, nga Fronti Demokratik, është zgjedhur anëtar i Presidencës, si pjesëtar i popullit kroat. Komshiq ka qenë dy herë më parë, para Dragan Çoviqit, anëtar i Presidencës së B-H.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë