LAJMI I FUNDIT:

Boshnjakovski: Qeveria pret të sigurohen dy të tretat e votave në Kuvend për ndryshimet kushtetuese

Boshnjakovski: Qeveria pret të sigurohen dy të tretat e votave në Kuvend për ndryshimet kushtetuese

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski në konferencën e sotme për shtyp lidhur me vendimet nga seanca e 93-të e mbrëmshme të qeverisë, i ka përsëritur pritjet për arritjen e shumicës së dy të tretave për ndryshimet kushtetuese, për çka sot Komisioni i Kuvendit për çështje të Kushtetutës duhet ta fillojë debatin për propozimin rreth nevojës për ndryshime kushtetuese, të parashtruar nga Qeveria.

Ai paralajmëroi se fjalë hyrëse në Komisionin për çështje kushtetuese do të ketë kryeministri Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vlerësojmë se ky vendim historik para të cilit gjenden deputetët në Parlamentin e Maqedonisë është me rëndësi thelbësore për realizimin e qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE. Vlerësojmë dhe presim që shumica e deputetëve në Parlament do ta dëgjojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve, të cilët më 30 shtator votuan “për” këto angazhime”, tha Boshnjakovski, duke i përsëritur angazhimet e Qeverisë./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori