LAJMI I FUNDIT:

Vrasje në Lushnje, 48-vjeçarit i bëjnë atentat në makinë pranë shtëpisë

Vrasje në Lushnje, 48-vjeçarit i bëjnë atentat në makinë pranë shtëpisë

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnje, në fshatin Shegas.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 minuta, kur Qemal Halla, 48-vjeç është qëlluar me armë zjarri brenda në automjetin e tij rreth 100 metra larg shtëpisë dhe për rrjedhojë ka humbur jetën.

Siç raportojnë mediat shqiptare, Halla ka qenë duke udhëtuar me makinë në momentin kur është qëlluar për vdekje.


Viktima ishte fermer dhe nuk rezulton person me precedent penal.

Policia dhe FNSH ndodhen në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli në hyrje daljet e Lushnjes. Nuk dihen ende detaje për rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Lushnje

Informacion paraprak

Në datën 09.10.2018, rreth orës 21:45, në fshatin Shegas, Lushnje, duke udhëtuar me mjetin e tij, rreth 100 metra para se të mbërrinte tek banesa, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Q.H, 48 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen.

Shtetasi Q.H ishte fermer dhe nuk njihet si person me precedent kriminal.

Ekspertë të Hetimit të krimit po hetojnë mbi shkakun dhe zbardhjen e rrethanave ende të paqarta.

Në ndihmë të grupit hetimor kanë shkuar një grup ekspertësh të hetimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Forca të shumta policie nga Komisariati i Lushnjes, Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe FNSH Fier ndodhen në vendngjarje.

Pika kontrolli dhe krehje zona nga forcat e Policisë për kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të saj.

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Kronika e Zezë
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
Ngacmim i vazhdueshëm ndaj një zyrtari në veri të Mitrovicës, policia nis hetimet

Ngacmim i vazhdueshëm ndaj një zyrtari në veri të Mitrovicës, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

Lajme
Grabitje në Prishtinë, taksisti sulmohet me thikë dhe i grabiten 100 euro

Grabitje në Prishtinë, taksisti sulmohet me thikë dhe i grabiten 100 euro

Kronika e Zezë
Kalo në kategori