LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në Bosnje, Departamenti Amerikan i Shtetit i shqetësuar

Zgjedhjet në Bosnje, Departamenti Amerikan i Shtetit i shqetësuar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehën shqetësim për, siç i quajtën ato, “mangësitë” në procesin zgjedhor në Bosnje, por theksuan se “mbeten të përkushtuara për një Bosnje të qëndrueshme dhe të begatë”.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, tha se shqetësimet kanë të bëjnë me saktësinë e regjistrimit të votuesve, paanshmërinë e vëzhguesve zgjedhorë, qasjen e barabartë në media dhe keqpërdorimin e burimeve publike.

Ajo nuk e bëri të qartë se çfarë saktësisht qëndron pas shqetësimeve të ngritura.


Në zgjedhjet e 7 tetorit në Bosnje, nacionalisti serb, Millorad Dodik, i cili ka bërë thirrje për ndarjen e Bosnjes, fitoi një vend në presidencën trepalëshe, së bashku me kandidatin boshnjak, Shefik Xhaferoviq, dhe atë kroat, Zhelko Komshiq.

Kundërshtarët e Dodikut po kërkojnë ndërkohë rinumërim të votave për shkak të, siç thuhet, “mospërputhjeve të shumta”. Dodik, një politikan nacionalist, që angazhohet për ndarjen e republikës serbe përmes një referendumi dhe që e quan Bosnje-Hercegovinën një shtet të dështuar.

Bosnja ka një sistem të komplikuar politik të vendosur me Marrëveshjen e Daytonit, që i dha fund luftës në Bosnje (1992-1995.) Ky vend përbëhet nga Republika serbe dhe Federate myslimane-kroate. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori