LAJMI I FUNDIT:

Pacolli në Armeni i shtron kërkesën për njohje përfaqësuesit të Seychelles në Organizatën e Frankofonisë

Pacolli në Armeni i shtron kërkesën për njohje përfaqësuesit të Seychelles në Organizatën e Frankofonisë

Në kuadër të punimeve të Konferencës së Frankofonisë, e cila po i zhvillon punimet në kryeqytetin armen, Jerevan, ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka takuar përfaqësuesin e Republikës së Seychelles, në Organizatën e Frankofonisë, me të cilin ka diskutuar për gjetjen e mundësive për krijimin e hapësirave të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe ka kërkuar njohjen e Republikës së Kosovës.

“Pata kënaqësinë të takojë përfaqësuesin e Republikës së Seychelles në këtë organizatë, Ambasadorin, Sylvestre Radegonde. Me ambasadorin Radegonde biseduam për gjetjen e mundësive për krijimin e hapësirave të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona. Po ashtu ambasadorit Radegonde i shpreha kërkesën tonë për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Në ditët në vijim, me qëllim të diskutimit më të hollësishëm të këtyre temave, pres ta takojë edhe me Ministrin e Jashtëm të këtij shteti”, ka thënë Pacolli.

Në margjina të kësaj ngjarje të rëndësishme me karakter ndërkombëtar, Pacolli, pritet të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me homologë të tij, që po marrin pjesë në këtë takim, me qëllimin e shqyrtimit të mundësive për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit reciprok në mes dy vendeve si dhe prezantimit të kërkesës për mbështetjen e subjektivitetit dhe integrimit të Kosovës në Organizata Ndërkombëtare.


Në trend Lajme

Më shumë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Ngjarje e rëndë në Tiranë, babai vret djalin e tij

Ngjarje e rëndë në Tiranë, babai vret djalin e tij

Lajme
LDK me tubim të madh në Viti, Lumbardh Salihu: Sot më keni bërë shumë krenarë

LDK me tubim të madh në Viti, Lumbardh Salihu: Sot më keni bërë shumë krenarë

Politikë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Kalo në kategori