LAJMI I FUNDIT:

Rakitic thotë se nuk ka justifikime për formën e dobët

Rakitic thotë se nuk ka justifikime për formën e dobët
Ivan Rakitic (Foto: Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, insiston se lodhja nuk duhet të përdoret si justifikim për formën e dobët të skuadrës katalunase.

Ekipi i Ernesto Valverde nuk ka fituar në këtë ndeshjet e fundit në La Liga, duke e konfirmuar kështu se diçka nuk po shkon mirë tek Barça.

“E njohim këtë situatë nuk është diçka e re”, ka thënë Rakitic për Marcan.


Ivan Rakitic në momentin e golit ndaj Tottenhamit (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Ne duhet të jemi në gjendje të përballojmë orarin e ngjeshur, duke përfshirë udhëtimet jashtë vendit, por kjo është bukuria e futbollit, është kënaqësi të luash kaq shumë”.

“Paraqitja jonë nuk ishte e keqe, u përpoqëm shumë ndaj një skuadre që është një nga më të mirat në kampionat dhe ne ishin superior në fushën e tyre”.

“Është turp që ne nuk mund të përkthenim superioritetin tonë në fitore dhe të merrnim tre pikë që i merituam”.

“Pranuam një gol të hershëm, por u rikthyem mirë”, ka shtuar kroati. /Telegrafi/