LAJMI I FUNDIT:

FMN rrit parashikimin për ekonominë e Shqipërisë për 2018, e ul për vitin 2019

FMN rrit parashikimin për ekonominë e Shqipërisë për 2018, e ul për vitin 2019

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), ka rritur parashikimin për zgjerimin e ekonomisë shqiptare në vitin 2018 në raportin e fundit të “Pasqyrës ekonomike globale” të tetorit. Tashmë Fondi pret që rritja e vendit të jetë 4% këtë vit, nga 3.7% që ishte parashikimi në raportin e mëparshëm të publikuar në prill (raporti publikohet dy herë në vit). Ky është ritmi më i lartë i rritjes ekonomike që prej vitit 2008.

Në raport me shtetet e tjera të rajonit, Shqipëria pritet të jetë ndër vendet që do të kenë zgjerim më të përshpejtuar ekonomik, më mirë se Bosnja (3.2%), Bullgaria (3.6%), Kroacia (2.8), Serbia (3.5), Mali i Zi (3.7%) dhe njësoj me Kosovën dhe Serbinë. Ndërsa nga vendet e Europës Qendrore e Lindore në zhvillim, ecurinë më të mirë pritet ta kenë Polonia, me 4.4%.

Ndërsa për këtë vit panorama rezulton e përmirësuar, për 2019-n, Fondi pret një rritje më të ulët se në prill. Në 2019-n, ekonomia shqiptare pritet të zgjerohet me 3.7%, nga 3.8% që ishte parashikimi i mëparshëm. Ndërsa për 2023-n, pritshmëritë kanë mbetur të pandryshuara në 4%.


Inflacioni pritet të rritet gradualisht, nga 2.5% në 2018-n, në 2.9% në 2023, duke iu afruar objektivit të Bankës së Shqipërisë.

Deficiti i llogarisë korente pritet të ngushtohet gradualisht në 6.2% të prodhimit të brendshëm bruto në 2023, nga 7.1% e PBB-së që ishte në fund të 2017-s.

FMN thekson në raportin e saj, që përkon me 10 vjetorin e krizës së Lehman Brother, se ekonomia globale po vijon me zgjerimin e qëndrueshëm që ka nisur që nga mesi i vitit 2016. Rritja globale e 2018–19 pritet që të mbetet në nivelet e 2017-s.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, zgjerimi është bërë më pak i balancuar dhe mund të ketë arritur kulmin në disa ekonomi të mëdha. Rreziqet negative për rritjen globale janë rritur në gjashtë muajt e fundit dhe potenciali për rritje surprizë nuk është aq i lartë.

Rritja globale është parashikuar në 3.7 për qind për 2018-19, duke u ulur me 0.2 pikë përqindjeje për të dy vitet, në raport me parashikimin e muajit prill. Në Shtetet e Bashkuara, momenti është ende i fortë, ndërsa stimulimi fiskal vazhdon të rritet, por parashikimi për 2019 është rishikuar për shkak të masave tregtare të njoftuara kohët e fundit, duke përfshirë tarifat e vendosura të importeve amerikane nga Kina. Parashikimet e rritjes janë ulur për zonën e euros dhe Mbretërinë e Bashkuar, pas surprizave që kanë ndrydhur aktivitetin në fillim të vitit 2018. Për shumë vende në zhvillim, perspektiva e rritjes është përmirësuar si rrjedhojë e çmimeve më të larta të naftës, por rritja është rishikuar në ulje për Argjentinën, Brazilin, Iranin dhe Turqinë, ndër të tjera, duke reflektuar faktorët specifik të vendit, kushtet më të forta financiare, tensionet gjeopolitike dhe faturat më të larta të importit të naftës. /Monitor/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori