LAJMI I FUNDIT:

Erion Veliaj publikon fotografinë e parë me djalin e porsalindur

Erion Veliaj publikon fotografinë e parë me djalin e porsalindur

Të shtunën e kaluar, kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, regjisorja Ajola Xoxa, mirëpritën në jetën e tyre një djalë.


Me tu dhënë lajmi për opinionin në media, fillimisht u bë e ditur gjinia, por jo edhe emri.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj (Foto: Stefania D’Alessandro/Getty Images/Guliver)

Megjithatë së fundmi, Erioni ka vendosur të thyejë heshtjen, duke publikuar një fotografinë e parë me të birin.

Në një imazh, ai shfaq dy duart e tij dhe të bashkëshortes së tij, të cilat së bashku mbajnë këmbët e vogëlushit.

Në mbishkrimin e fotografisë, kryebashkiaku i Tiranës ka bërë të ditur edhe emrin e djalit, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Kajan

https://www.instagram.com/p/BornWuAH7wP

”Ne u bekuam këtë fundjavë me birin tonë Kajan – tironsin më të ri në qytet! Mirënjohje nga zemra krye-Doktorit të Tiranës Orion Glozheni, dhe Gencit, Dritës e Valit nga ekipi i tij i mrekullueshem tek Materniteti i ri. Shumë dashuri e mirënjohje për gjithë urimet tuaja”, janë fjalët e Erion Veliajt.

Ndërkohë, urimet për të dhe bashkëshorten e tij nga ndjekësit në Instagram, kanë qenë të shumta. /Telegrafi/