LAJMI I FUNDIT:

KMDLNJ jep detaje për dy shqiptarët e rrahur në Novi Sad

KMDLNJ jep detaje për dy shqiptarët e rrahur në Novi Sad

 Qendra Rajonale e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prizren (KMDLNJ), ka dhënë detaje për dy shqiptarët nga Kosova që janë rrahur brutalisht sot (e hënë) nga disa serbë në Novi Sad të Vojvodinës në Serbi.

KMDLNJ bën të ditur se Çlirim Kamber Maloku (1999), i lindur në Planej, me vendbanim në Prizren ( Lagja Arbana), është rrahur brutalisht nga disa serbë në Novi Sad të hënën, më 08.10.2018.


Sipas burimeve të KMDLNJ-së, Çlirimi ndodhet në njërin nga spitalet e Novi Sadit dhe po lufton me jetën.

Ai, kishte shkuar të punoj si furrtar atje (Novi Sad) dhe të hënën është sulmuar bashkë me një shoqërues të tij, po ashtu shqiptar, nga një grup serbësh në Novi Sad, përcjell Telegrafi.

“Ai është në situatë kritike dhe po lufton me jetën, nga lëndimet që ka marr në kokë”,  ka thënë një familjar i viktimës për KMDLNJ në Prizren.

Dy shqiptarë rrahën në Serbi, mësohet identiteti i njërit – thuhet se është në gjendje të rëndë
Lexo po ashtu Dy shqiptarë rrahën në Serbi, mësohet identiteti i njërit – thuhet se është në gjendje të rëndë

Sipas KMDLNJ, i sulmuari tjetër është G.B. (po ashtu shqiptar), por që është në gjendje më të mirë shëndetësore . Ai ka deklaruar për mediet dhe të afërmit e Malokut se ata u sulmuan nga 4-5 persona serbë, pasi që u panë të flisnin shqip.

KMDLNJ, kërkon ndërhyrjen e autoriteteve të Republikës së Kosovës, qoftë direkt, përmes zyrës ndërlidhëse në Beograd, qoftë edhe përmes kanaleve ndërkombëtare, të ndihmoj në ofrimin e ndihmës për  viktimat e këtij rasti, si dhe të ndërhyjnë në  zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

KMDLNJ, po ashtu dënon ashpër këtë akt dhune dhe kërkon që autorët të sillen para drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori