LAJMI I FUNDIT:

Tenori Ramë Lahaj pas takimit me Tony Blair: Faleminderit nga zemra për gjithçka që keni bërë për çlirimin e Kosovës

Tenori Ramë Lahaj pas takimit me Tony Blair: Faleminderit nga zemra për gjithçka që keni bërë për çlirimin e Kosovës
Foto: Ramë Lahaj/facebook

Tenori i njohur kosovar, Ramë Lahaj, vazhdon të jetë një emër i suksesshëm në fushën e operës.

Ai është cilësuar madje edhe si si ylli i ri i Operas nga Placido Domingo.


Së fundmi, tenori nga Istogu ka mbajtur një nga koncertet më të veçanta të karrierës së tij, duke pasur rastin të performojë para shumë personaliteteve botërore.

Foto: Ramë Lahaj/Facebook

Ai madje është takuar dhe fotografuar me politikanin e njohur anglez, Tony Blair, i cili ka kontribuuar shumë për Pavarësinë e Kosovës.

Pas takimit, Ramë Lahaj ka publikuar disa fotografi në Facebook, ku shfaqej krah Tony Blair, e ndërsa shkruante në mbishkrimin e tyre, një falënderim të veçantë për politikanin.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Koncert i veçantë me yjet ruse, Vladimir Spivakov dhe Hibla Gerzmava mbrëmë në Palazzo Vecchio të Firencës”, shkruan Lahaj.

“Por magjia e natës ishte prania e politikanit të shquar anglez dhe heroit të vendit tim, Tony Blair. I dashur Tony Blair në emrin tim dhe të gjithë kosovarëve të faleminderit nga zemra për gjithçka që keni bërë për çlirimin e Kosovës”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Foto: Ramë Lahaj/Facebook

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori