LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen Atlas vazhdon të pëlqehet, gjenerata e vitit që vjen pëson ndryshime të lehta (Foto)

Volkswagen Atlas vazhdon të pëlqehet, gjenerata e vitit që vjen pëson ndryshime të lehta (Foto)

Rritja e numrit të njësive prodhuese prej vitit 2017, tregon se Atlas po vazhdon të jetë i pëlqyer

Para disa vitesh, Volkswagen synoi tregun e amerikan me modelet Jetta dhe Passat, por për të hyrë në zemrat dhe kuletat e amerikanëve, u desh të prodhohej gjysmë crossoveri Atlas, transmeton Telegrafi.


Prej se u lansua më 2017 pati kërkesë të madhe për të, ndërsa një vit më vonë prodhimi u shtua për 100 mijë njësi. Fabrika e VW me bazë në Chattnooga të Tennessee, planifikon ta nxjerrë nga prodhimi një gjenerate të re të Atlasit, që do të ketë ndryshime të lehta.

Modelet e reja që janë SEL premium, do ta kenë eksterierin Pacific Blue, teksa në enterieri me lëkurë nga Shetland V-Tex. Nën kapak do ta ketë motorin 3.6 litra V6, që prodhon 276 kuaj-fuqi.

Ata që paguajnë çmimin bazë prej 30,895 dollarësh, do ta kenë motorin 2.0 litra me katër cilindra që prodhon 235 kuaj-fuqi. Po që se kërkohet motori origjinal V6, atëherë duhet paguar 34,095 dollarë. /Telegrafi/