LAJMI I FUNDIT:

Zaev për mediumet greke: Maqedonisë nuk i nevojiten zgjedhje të parakohshme

Zaev për mediumet greke: Maqedonisë nuk i nevojiten zgjedhje të parakohshme

“Maqedonisë nuk i nevojiten zgjedhje. Zgjedhje do të ketë vetëm nëse janë të domosdoshme”, tha kryeministri Zoran Zaev në intervistën për “Euronews” në gjuhën greke dhe shtoi se në vijim janë konsultimet me deputetët.

Kryeministri i Maqedonisë ka thënë se nëse nuk kanë sukses të gjitha mënyrat e mundshme për arritjen e shumicës së dy të tretave në Kuvend, vetëm atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje, ndërsa paralelisht u bëri thirrje deputetëve “ta bëjnë atë që është detyrë e tyre ndaj shtetit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Maqedonisë nuk i nevojiten zgjedhje. Maqedonia tani është në rrugë të drejtë. Do të hapim një kapitull në qershor. Do ta kemi vendin tonë në tryezën e bisedimeve në Bruksel dhe në NATO me fillimin e ratifikimit të protokollit në parlamentet e 29 shteteve anëtare të NATO-s. Nga aspekti ekonomik, Maqedonia ndodhet në një gjendje të shkëlqyer dhe nuk ka nevojë të shkojmë në zgjedhje, përveç nëse nuk është e nevojshme. Ndërsa gjithsesi, nëse shpallim zgjedhje qëllimi i qartë do të jetë 2/3 gjegjësisht 80 deputetë”, tha Zaev dhe sqaroi se sipas analizave, në rastin e zgjedhjeve Qeveria do të fitojë shumicë.


Kryeministri i Maqedonisë, megjithatë, thekson se tani ajo që nevojitet është që politikanët ta dëgjojnë mesazhin e dërguar të atyre 91 për qind e votuesve të cilët votuan “PËR” dhe thanë në cilin drejtim të lëvizë vendi.

Kryeministri Zaev thotë se ka shkëmbyer mesazhe me kryeministrin Aleksis Tsiprasin, i cili e ka përshëndetur referendumin me mbi 90 për qind të votave “për”.

Në trend Lajme

Më shumë
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

Drejtësi
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Drejtësi
Kalo në kategori