Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg sot porositi se nuk ka plan B për Maqedoninë, pasi sipas tij, vendi tani ka mundësinë e cila ndodh njëherë në jetë dhe se mund të bëhet anëtare e NATO-s vetëm nëse e pranon marrëveshjen me Greqinë.
“Besoj fuqishëm se ajo të cilën duhet ta bëjë vendi tani është që të sjellë vendime për hapat e mëtutjeshëm. Qeveria dhe Kuvendi duhet t’i sjellin këto vendime. Të vendosin, se si do të shkojnë përpara, si të reagojnë për referendumin dhe të gjitha pasojat dhe implikimet politike të cilat i solli ai”, deklaroi Stoltenberg, i cili sot është për vizitë në Serbi.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s theksoi se nëse institucionet demokratike në Shkup vendosin që ta zbatojnë në tërësi marrëveshjen me Greqinë, atëherë NATO-ja është e gatshme që shpejt ta pranojë Maqedoninë si anëtaren e saj të 30-të.
“Mundet që shpejt të fillojmë me nënshkrimin e protokollit për anëtarësim, shumë shpejt pas ndryshimit të emrit. U mbetet institucioneve të zgjedhura demokratike në Maqedoni se a do ta pranojnë dhe do ta zbatojnë marrëveshjen për emrin. Ne jemi të gatshëm që ta pranojmë Maqedoninë si anëtare të re”, theksoi Stoltenberg.
Ai përsëriti se nuk ekziston plan B ose alternativë tjetër për anëtarësimin e Maqedonisë përveç zbatimit të marrëveshjes me Greqinë.
“Nuk ka anëtarësim pa marrëveshjen për emrin. Mënyra e vetme për anëtarësim është që vendi të merret vesh me Greqinë rreth kontestit për emrin. Për këtë ne e përshëndesim marrëveshjen ndërmjet dy vendeve”, deklaroi Stoltenberg.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s thotë se Aleanca nuk do t’i bëjë presion Maqedonisë që të sjellë vendime, sepse bëhet fjalë për vendime sovrane të një vendi sovran./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!