Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ideja për shkëmbim apo ndarje të territoreve ka vdekur, dhe për këtë ai ka shprehur edhe ngushëllimet e tij, me ç’rast ka kërkuar që rezoluta e propozuar nga partitë opozitare të votohet në Kuvend.
Këto komente ai i bëri pas ceremonisë së dekorimit me Hartën e Artë të Kosovës për shkrimtaren Helena Kadare, të cilës i shprehu falënderime për kontributin e dhënë për letërsinë dhe njohjen e shqiptarëve në botë.
Sipas tij kjo rezolutë i obligon të gjithë, përfshirë edhe presidentin.
“Rezoluta është një qëllim tani që na obligon të gjithëve, besoj edhe presidentin e vendit , pra nëse kjo rezolutë do të aprovohej në parlament shihet qartë në bazë të rezolutës se kujt i besohen të drejtat dhe për çka. Neni i parë që është marrë nga Kushtetuta e vendit por si pikë është shtuar edhe pasuesi i kufijve të panegociueshëm nga askush, dhe po ashtu neni gjashtë që të drejtat e këtilla ia njeh vetëm parlamentit. Pra, mendojmë që është një gjendje reale në kontekst. Mirë do të ishte që në parlament të kishte votë pro për këtë rezolutë, nuk është e Qeverisë është produkt i një debati mjaft të ndjeshëm”, tha ai.
Kreu i ekzekutivit ka kërkuar që mos të nxiten veprime, të cilat mund t’i dëmtojnë tema të rëndësishme për të ardhmen e vendit.
Duke i dërguar ‘selame’ kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, që të merret me qeverisjen lokale, Haradinaj tha se mos të mundohen të hyjnë në politikën e madhe.
“Mos të nxisin veprime është paralajmëruar gjoja një protestë për urën, mos të nxisin veprime tani kur disa tema kaq serioze janë duke ndodhur. Ne kemi aprovuar ligjet për ushtrinë në Qeveri dhe do i kemi edhe në parlament, ju e shihni se kemi Interpolin më 20 nëntor, kemi liberalizimin e vizave në proces, i kisha lutur të gjithë edhe zotërinë Bahtirin edhe gjithë të tjerët që donë me ndihmua vendin le t’i kryejnë ato detyrat e qeverisjes që i kanë, le t’i ndihmojnë qytetarët, por mos të mundohen të gjithë me hy në këtë garën e politikës së madhe, e me ndërhyre e me dëmtuar disa tema kaq me peshë“, ka deklaruar kreu i Ekzekutivit.
Haradinaj tha se eurodeputeti David McAllister nuk i ka përmendur propozimin që ky i fundit i ka bërë kancelares Angela Merkel, ndërsa u shpreh optimist se deri në fund të vitit qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në zonën Shengen.
“Jo, nuk ka folur për këtë. Ju shprehi ngushëllimet e mija për këtë idenë e kufijve e të ndërrimit të territoreve, se mendoj se ka vdekur, pra iu shprehu të gjithëve, njëkohësisht ose përgëzimet … Çështja e liberalizimit të vizave nuk është keq gjendja iu siguroj që nuk është keq , pra keni kujdes çdo mik që vjen në Prishtinë ne na njofton me vështirësitë që i kemi në proces, por ju siguroj që nuk e kemi ndier një jo diku dhe jam shumë optimist kemi shumë punë, ne sot zhvilluam një takim që i dedikohet krejtësisht kësaj agjende , por jam optimist që do ta marrim para fundit të vitit”, tha ai. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City