Nëse meshkujt nuk të afrohen, atëherë duhet të korrigjosh këto cilësi te vetja
Një femër është gjithmonë magnet për meshkujt. Por nuk do të thotë se çdo femër mund t’i tërheqë lehtësisht meshkujt dhe më tej të krijojë marrëdhënie me ta.
Disa cilësi, zakone apo veprime të femrave mund t’i mbajnë larg meshkujt, aq sa një pjesë prej tyre e kthejnë magnetin në pole të njëjta për të qenë gjithmonë e më larg.
Tërheqja fizike është një nga armët që i bën femrat më atraktive në sytë e meshkujve, por nuk është ky i vetmi çelës për të hapur zemrat. Meshkujt modernë gjithmonë e më shumë po e fokusojnë vëmendjen te ritmi dhe stili i jetës së femrave, bota e tyre e të menduarit.
Shiko se cilat janë disa nga cilësitë që meshkujt i mbajnë larg nga femrat:
Shumë emotive
Nëse je një femër që udhëhiqesh nga emocionet dhe nuk mund ta imagjinosh jetën pa ndjesi në nivelet më të larta, duhet të kesh parasysh se kjo cilësi nuk është e preferuar nga meshkujt. Ata i urrejnë emocionet e forta, madje bezdisen sa herë kjo gjendje përsëritet dhe bëhet çështje dite. Të gjithë meshkujt duan ta kenë larg një vajzë që nuk i kontrollon dot emocionet dhe e lë veten nën efektin e tyre.
Nëse do të jesh tërheqëse në sytë e djemve, mëso të kontrollosh emocionet sa je ende në kohë.
Negativitet që lexohet në sy
Miliona femra në botë vuajnë nga depresioni dhe gjendjet negative. Në vend që të jetojnë me gjërat e bukura dhe të shohin përpara, ato gjithmonë fokusohen në aspektet negative të jetës. Kërkojnë me çdo kusht që ta injektojnë depresionin edhe tek të tjerët pa parë asnjë rreze dielli në jetën e tyre.
Bota e meshkujve nuk është më e lehtë se ajo e femrave, por ata duan që t’i largojnë energjitë negative që kanë rreth vetes, ndaj nëse është fjala për një femër të tillë, nuk e ka të gjatë shoqërinë me të. Është e vështirë të ndryshosh mënyrën e të menduarit, por nëse do vërtet të kesh sukses në marrëdhënie, shikoji gjërat me buzëqeshje dhe bëhu më pozitive me atë që ke pranë vetes.
Egoistet
Shumë femra janë të fokusuara tek vetja dhe gjithçka në jetë e kanë qëllim vetëm për vete, gati digjen nga dashuria që kanë për veten, shkruan Class. Këto lloj vajzash të gjithë energjinë që kanë e harxhojnë vetëm duke u marrë me veten e duke ushqyer egon e tyre.
Dëshira e meshkujve është absolutisht indiferente për femrat egoiste, madje as nevojat, as opinionin, as mendimet e tyre nuk përputhen me to. Meshkujt nuk duan të krijojnë marrëdhënie me femrat që janë të fokusuara vetëm tek vetja, që nuk i pranojnë asnjëherë gabimet dhe që gjithmonë gjejnë diçka për të kritikuar tek partneri.
Nuk dinë të përshtaten
Është e vështirë për t’u besuar, por shumë femra të bukura dhe inteligjente nuk mund ta gjejnë lehtë shpirtin e tyre binjak me të cilin mund të krijojnë një lidhje nëse nuk janë në gjendje të përshtaten me të.
Zakonisht, nëse një vajzë është e interesuar për një djalë, por e ka të vështirë të tregojë ndjenjat, të falë një buzëqeshje apo të tregojë interes, për meshkujt bëhet e lodhshme dhe ua shuan atyre dalëngadalë dëshirën për të krijuar një marrëdhënie.
Materialistet
Për fat të keq, propaganda moderne për pushtetin financiar ka bërë të vetën edhe në marrëdhëniet në çift. Ekonomia ka goditur aq shumë jetën sociale, sa shumë divorce janë shkak edhe i parave. Sot për sot, suksesi financiar është një detaj që zgjon edhe më shumë interesin në një lidhje. Por këtë nuk duhet ta tregosh hapur, aq sa meshkujt të kuptojnë se gjithçka e shikon nëpërmjet parasë. Kush nuk do të jetojë në luks, por kurrë nuk i duhet treguar atij që ky është prioriteti yt.
Bisedat për paratë dhe të mirat materiale nuk do të të çojnë askund.
Xhelozet
Femrat moderne bëjnë një jetë mjaft dinamike, por në të njëjtën kohë duan edhe të kenë kontroll të plotë tek partneri i tyre, pavarësisht sa e tregojnë këtë. Jeta gjithmonë e më shumë po bëhet individuale, por femrat duan të kenë influencë të plotë te partneri i tyre.
Meshkujt u rrinë larg këtyre femrave. Ata mund të tregojnë respekt e të dalin me to, por nuk do të zgjedhin kurrë ta kalojnë jetën me një femër të tillë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t’i kombinoni gjatë vjeshtës
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Cilat janë shenjat se lindja është afër?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj