LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit do ta tërheq propozimin për ndalimin e filmit “Tallja me Krishtin”

Avokati i Popullit do ta tërheq propozimin për ndalimin e filmit “Tallja me Krishtin”

Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë nesër do ta tërheq propozimin deri te Gjykata Themelore Shkupi 2 për shqiptimin e masës e ndalimit të filmit “Tallja me Krishtin” ku UÇK-ja shfaqet si organizatë terroriste.

Siç kumtojnë nga Avokati i Popullit për AIM, vendimi është sjell pas shqyrtimeve të plota dhe analizave juridike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Filmi maqedonas për t’i paraqitur shqiptarët vrasës e përdhunues
Lexo po ashtu Filmi maqedonas për t’i paraqitur shqiptarët vrasës e përdhunues

“Nga ana e Avokatit të Popullit, pas informacionit se filmi tashmë emitohet, është konstatuar se në raport me kërkesën tashmë nuk ka bazë juridike. Në pajtim me ingerencat, veprimi i Avokatit të Popullit do të jetë i drejtuar vetëm në mbrojtjen e të drejtave pronësore të Republikës së Maqedonisë lidhur me pagesat për kompenzimin e filmit nga buxheti i Republikës së Maqedonisë”, thonë nga zyra e Avokatit të Popullit./Telegrafi/