Sot një 45-vjeçar humbi jetën në vendin e punës. Ai ishte duke punuar në një objekt nga ku kishte rënë në tokë. Pas kësaj, pati reagime të shumta.
Lëvizja Vetëvendosje thotë se ky problem tani është bërë tejet shqetësues në vendin tonë.
“Edhe një punëtor sot ka humbur jetën. Një 45-vjeçar në lagjen Arbëria ka rënë nga lartësitë e ndërtesës në të cilën punonte dhe ka gjetur vdekjen. Për vitin 2018, mediat kanë raportuar edhe 8 raste të tjera vdekjesh në vendin e punës, pa përmendur këtu mbi 40 rastet e lëndimeve të regjistruara e shumë të tjera që nuk raportohen fare. Në vendin tonë vdekjet e punëtorëve në vendin e punës janë bërë të zakonshme, ndërsa, mbajtja e përgjegjësive dhe dënimet për fajtorët respektivë mbeten raste të rralla, aksidentale dhe jashtë të zakonshmes”, thuhet në një reagim të VV-së.
VV ka përmendur edhe problematikën e sektorit privat për të gjetur punëtorë. “Njerëzit në Kosovë pos që e kanë humbur shpesën për të gjetur një vend pune, ata janë para zgjedhjesh: nëse do punë do të punosh me orar të stërzgjatur, pa kontratë, pa siguri dhe me pagë të ulëta. Vetëm problemi i mbijetesës mund të shtyjë drejt kësaj pune. Kjo nuk është mundësi për zgjedhje. Derisa nuk ka përmirësim të kushteve, ky është kërcënim kolektiv. Jo vetëm papunësia, por edhe puna është një problem që kërkon zgjidhje. Qytetarët nuk duan vetëm punë, por punë me dinjitet”, thuhet tutje.
Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate thotë se vendi i punës në përgjithësi dhe punishtet e ndërtimit në veçanti po i ngjajnë gjithnjë e më shumë një kantieri skllevërish. Ai ambient bëhet skllavërues kur:
- Mungojnë inxhinierët e sigurisë, të cilët sigurohen që t’i përditësojnë punëtorët mbi rreziqet e mundshme dhe masat mbrojtëse përgjatë ditës. ;
- Mungon kontrolli i shpeshtë dhe i rreptë nga inspektorët e punës, të cilët sigurohen që kompania po i kryen detyrat ndaj punëtorëve dhe shtetit;
- Mungojnë masat e ashpra ligjore dhe ekzekutimi i tyre rigoroz ndaj kompanive punëdhënëse, çka do të siguronte që kompanitë t’i kryenin të gjitha detyrimet ndaj punëtorëve dhe shtetit.
“Retorika e punësimit nga pushteti në Kosovë, pa përmendur dinjitetin dhe sigurinë në vendin e punës, janë sikur të shesësh skllavërinë për politikë sociale punësimi. Kosova ka nevojë për një ekonomi zhvillimore që hap vende pune, por edhe për një shtet social që mban anën e punëtorëve për të siguruar drejtësi dhe barazi. Vetëm shteti social mund të sigurohet që punëtori të gëzojë mirëqenie dhe të mos bie në statusin e skllavit”, përfundon reagimi i VV-së.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSkema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti
Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë
Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?
Mbërrin në Durrës anija turistike "Seaborne Quest", 450 turistë nga 22 vende të ndryshme të botës vizitojnë Shqipërinë
Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë
Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi