Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, me të cilin bisedoi për zhvillimet politike në Kosovë dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës.
Sipas komunikatës nga Zyra e Kryeministrit, Haradinaj e ka informuar McAllister për progresin e Kosovës dhe përkushtimin e saj në rrugën euroatlantike, për zhvillimin ekonomik, rritjen e mirëqenies për qytetarët e saj, forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për arritjen e një marrëveshje ligjërisht obliguese për të dyja vendet.
“Ishte nder dhe kënaqësi për mua të diskutoj me David Mc Allister, i cili është Kryesues i Komitetit për punë të Jashtme në Parlamentin Evropian si dhe përfaqësues i Parlamentit Evropian nga Gjermania, CDU. Diskutuam per çështje të Kosovës, detyrat e Kosovës, çfarë bën qeveria e Kosovës por edhe per perspektivën për BE, si Kosovë”, tha Haradinaj, duke e falënderuar McAllister për mundësinë që ta paraqesë punën e Qeverisë në Kosovë.
Ndërkaq, anëtari i Parlamentit Evropian dhe Kryesues i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, duke shprehur falënderime për pritjen e sotme, tha se është i gëzuar që me kryeministrin Haradinaj, shkëmbyen pikëpamje interesante për shumë çështje të ndryshme.
Duke folur për zhvillimet në Kosovë, anëtari i Parlamentit Evropian, McAllister, shtoi se Kosova është duke u përballur më shumë sfida, por që ishte e rëndësishme që të dëgjonte nga kryeministri Haradinaj, se si ai i sheh çështjet e politikës së brendshme në këtë vend, dhe se çfarë është duke bërë Qeveria në këtë drejtim, e po ashtu edhe për mënyrën se si do të vazhdojë dialogu me Kosovën e Serbinë.
McAllister foli edhe për liberalizimin e vizave, ku tha se institucionet e Kosovës kanë punuar shumë që të përmbushin kriteret e kërkuara për heqjen e vizave, derisa ka bërë thirrje që Qeveria e Kosovës të vazhdojë punën e madhe që është duke e bërë në reforma, në veçanti në luftimin e korrupsionit, sigurisë dhe migracionit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pranoi letër nga kongresisti Nunn, Haradinaj: Partneriteti i Kosovës me SHBA-të është i përhershëm dhe strategjik
Bexheti, Taravarit: Mashtrimi është arma e atyre që nuk dinë si të udhëheqin me ndershmëri
Konferenca “Balkan Disinfo” – kërcënimet hibride dhe dezinformimi nga Rusia dhe Kina kanë shënuar rritje
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan
Vaktia e Ramazanit 2025
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time
Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare ditën e diel, KQZ fton Prokurorinë dhe institucionet e tjera të sigurisë të sqarojnë situatën
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re