Një personalitet i shquar, një grua e rrallë me tipare të veçanta, tërhoqi vëmendjen e botës së shekullit XIX. Ajo quhej Elena Gjika – një shqiptare fisnike e cila zgjodhi rrugën e dijes.
Filozofe dhe artiste, Elena Gjika u paraqit para kulturës evropiane me pseudonimin Dora d’Istria. Vepra e saj u bë e përjetshme, duke na bërë krenarë.
Dija thonë është pushtet, dhe Elena e përdori për ta pushtuar kohën në të cilën jetoi. Andaj, sa herë lexojmë apo shkruajmë diçka për personalitetin e saj, gjejmë diçka të re që na mbush me frymëzim.
Elena Gjika mbeti e përjetshme me mençurinë e saj, duke mos harruar asnjëherë origjinën.
Me 22 janar 1828, në Bukuresht të Rumanisë, lindi Elena Gjika. Babai i saj ishte princ i familjes Gjika, me origjinë shqiptare. Gjika përveçse ishte guvernator i Vllahisë, ishte po ashtu edhe arkeolog. Muzeu i parë kombëtar në Rumani u themelua pikërisht nga babai i saj, Mihal Gjika, ndërsa nëna e saj ishte Katinka Faka që njihet si shkrimtare dhe përkthyese e veprave të huaja.
Nga dera e familjes Gjika dolën dhjetë princër që sunduan Vllahinë dhe Moldavinë dhe dy kryeministra të Rumanisë. Elena pati një vëlla, Gjergjin, dhe një motër, Gjeorgjetën, e cila u martua me princin Stefan Lupasco në vitin 1929.
Elena kishte fatin që të rritej me një kulturë aristokrate, e kjo frymë e përcolli gjatë gjithë jetës. Mësuesi i saj, të cilit iu besua edukimi, ishte nga Selaniku dhe quhej Gregor Gjergj Papadopulos. Ishte e martuar me princin rus Aleksandër Koltov Massalskij, por jeta e saj bashkëshortore nuk i solli aspak lumturi. Kështu, ajo largohet për në Zvicër dhe udhëtimet e saj zgjasin deri në Amerikën e largët.
Shpirti i saj i trazuar dhe i etur për dije nuk mundi të qëndrojë vetëm në një vend; ajo ëndërronte që ta shihte botën dhe të njihej me kultura e popuj të ndryshëm.
Për kontributin e saj në skenën e kulturës evropiane, merr titullin Qytetare Nderi e Athinës në vitin 1862.
Elena nxiti poetin amerikan Longfellou (Henry Wadsworth Longfellow) që të shkruante një poemë për Skënderbeun. Ishte mike e Jeronim de Radës dhe rilindësve tjerë, si Zef Jubani dhe Leonardo de Martino. Të tre këta e vlerësuan kontributin e saj për ngritjen e çështjes shqiptare në nivelin botëror.
Ajo zgjodhi si pseudonim artistik emrin Dora d’Istria, sepse përmblidhte gjithçka që përbën themelin e punës së saj: lidhjen e fortë me vendin, rrënjët e saj dhe në të njëjtën kohë një konceptim kozmopolit dhe tolerant, të hapur ndaj botës dhe kulturës.
Elena Gjika vdiq në Firence në vitin 1888 duke lënë pas vetes një krijimtari të gjerë të veprave feministë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025