LAJMI I FUNDIT:

MPJ: Serbia të lirojë urgjentisht kosovarin që po mbahet në Beograd me pretendimin“për krime lufte”

MPJ: Serbia të lirojë urgjentisht kosovarin që po mbahet në Beograd me pretendimin“për krime lufte”

Ministria e Punëve të Jashtme ka vlerësuar sonte se sjellja e autoriteteve serbe karshi shtetasve të Republikës së Kosovës mbetet e ngjashme me politikat e Millosheviqit dhe arrestimet i konsideron si një “gjueti shtrigash” ndaj shtetasve tanë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka pranuar informacionin e konfirmuar zyrtar, që autoritetet në Serbi, kanë ndaluar edhe një shtetas të Republikës së Kosovës.

Sipas informacioneve të MPJ-së, shtetasi i Republikës së Kosovës po mbahet në Beograd, nga Zyra e Prokurorit Special, me arsyetimin e krimeve të luftës.


Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se sjellja e autoriteteve serbe karshi shtetasve të Republikës së Kosovës mbetet e ngjashme me politikat e Millosheviqit dhe veprime të tilla i konsideron thjeshtë si një “gjueti shtrigash” ndaj shtetasve tanë.

Autoritetet serbe para se të merren me shtetasit e shtetit fqinj – Republikës së Kosovës do të duhej duhej të merreshin me shtetasit e tyre serb, të implikuar në krimet e luftës, kundër njerëzimit dhe krimeve tjera në Kosovë, gjë të cilën ata kanë dështuar ta bëjë.

Kjo është dëshmia më e mirë se në Serbi nuk ka asnjë shenjë keqardhje, pendimi e as kërkim falje ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, sikurse nuk ka pasur as me qytetarët e vendeve tjera në rajon.

Ministria e Punëve të Jashtme i bën thirrje fqinjit verior që urgjentisht të ndalë keqtrajtimet, maltretimet dhe shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës thërret Bashkimin Evropian, shtetet e Kuintit dhe komunitetin ndërkombëtar, që urgjentisht t’i tërheqin vërejtjen shtetit fqinj ndaj sjelljeve të tilla dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të shtetasit të Republikës së Kosovës, transmeton Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Lajme
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Kalo në kategori