LAJMI I FUNDIT:

Viktima rrëfen momentin e plagosjes në prezencën e policisë

Viktima rrëfen momentin e plagosjes në prezencën e policisë

Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ sonte ka transmetuar rrëfimin e Liridon Osmanit nga Vushtrria i cili ka treguar ekskluzivisht se si ishte plagosur derisa ishte duke u ruajtur nga Policia e Kosovës më 9 maj të këtij viti.

Ai ka rrëfyer momentin e plagosjes dhe mënyrën se si ishte vendosur të përcillej nga Policia e Kosovës prej stacionit policor të Vushtrrisë deri në shtëpinë e tij në fshatin Sllatinë.

“Kur kemi mbërri te vendi i incidentit, patrulla e policisë ka qenë duke vazhduar përpara unë duke vazhdu mbrapa tyre e kam pa që janë ata. Ilmisë i kam thanë që këta janë tyre paskan dalë me na blloku rrugën dhe aty dihet çka pritet. Më ka thanë ‘ti vazhdo se je me neve’, dhe unë kam deviju rrugën dhe aty kam dëgjuar të shtëna”, tha Osmani duke shtuar se zyrtari policor që ishte në veturë me të nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim.


“E kam vërejt se me ka kapë plumbi në pjesën e majtë, e kam pa që m’u ka nxehë trupi dhe kur e kam prekë e kam pa që kam gjak. Kur e kam kthy kokën nga polici e kam pa që ish hy te karriga aty poshtë dhe mendova që e kanë vra atë dhe në momentin që kam dalë në asfalt ai e ka hapë derën dhe ka ra në tokë”, theksoi Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë
Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Lajme

"Bënin jetë luksi”, media britanike: Bosëve të bandave shqiptare u jepej leja e qëndrimit në Britani, martoheshin me gra nga vendet e BE-së

Lajme
Loci tregon se si ishte kamufluar si gazetar i Tanjugut për të marrë pjesë në seanca ku dënoheshin shqiptarët

Loci tregon se si ishte kamufluar si gazetar i Tanjugut për të marrë pjesë në seanca ku dënoheshin shqiptarët

Lajme
Familja e Liridon Rexepit të arrestuar në Turqi: Ai është i pafajshëm

Familja e Liridon Rexepit të arrestuar në Turqi: Ai është i pafajshëm

Lajme
Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Lajme
Mehmet Loci e pranon se ka ushtruar dhunë ndaj ish të burgosurve politikë

Mehmet Loci e pranon se ka ushtruar dhunë ndaj ish të burgosurve politikë

Lajme
Kalo në kategori