LAJMI I FUNDIT:

Nuk “ngopej”, prandaj filloi të merrte kokainë me lugë – rrëfimi i biznesmenit që dikur kishte shtatë Ferrari e nëntë Porsche, por gati mbeti pa asgjë (Foto/Video)

Nuk “ngopej”, prandaj filloi të merrte kokainë me lugë – rrëfimi i biznesmenit që dikur kishte shtatë Ferrari e nëntë Porsche, por gati mbeti pa asgjë (Foto/Video)

Një burrë, njëherësh edhe biznesmen, ka shkruar një libër në të cilin tregon të gjithë jetën e tij, duke zbuluar se si ai shpenzoi rreth 1.5 milion funte në zakonin 30 vjeçar të kokainës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Martin John, 55, ka shkruar “Pastrohuni” si një paralajmërim për të tjerët.

Ai detajon ngritjen e tij në sukses me një perandori të dyqaneve të mobiljeve dhe rënien spektakolare pasi humbi gjithçka për kokainën.


Ai tha: “Pluhuri më vodhi identitetin tim çdo ditë dhe më ktheu në një person që ishte i mbushur me pije dhe drogë. Ai ju largon juve nga morali dhe personaliteti juaj”.

Por Martin thotë se ka rehabilituar veten duke qenë i përkushtuar, përkatësisht duke bërë palestër.

Libri i tij përfshin një plan diete gjashtë javë dhe ushtrime që mund të ndihmojnë abuzuesit e tjerë që të fitojnë shëndet.

I rritur në Londër, Martin kishte një fëmijëri të vështirë.

Por me aftësitë për biznes, ai gjeti sukses pas hapjes së një dyqani të mobiljeve në fund të viteve tetëdhjetë.

Biznesi shumë shpejt u kthye në fitimprurës me dyqane në të gjithë Londrën dhe Essex.

Ai tha: “Kur isha i ri, doja të isha dikush. Doja të dilja nga sfondi i varfërisë dhe lagjet e varfra”.

Në moshën 33 vjeçare ai po fitonte 30,000 funte në javë dhe shpesh do të vinte në shtëpi gjatë fundjavës me 10,000 funte në xhepin e tij.

Martin shpërtheu duke blerë rroba të firmave të njohura, cilësisë së lartë dhe makina sportive.

Ai tha: “Brenda tetë muajve bleva një Porsche 911 Turbo të ri dhe e pagova me para në dorë. Mendoj se kam pasur makina me vlerë prej 2.3 milionë funte. Unë kam pasur shtatë Ferrari dhe nëntë Porsche”.

Por paratë e nxitën gjithashtu drejt një zakoni të keq, atë të kokainës.

Martin kujton: “Gjysmë gram bëhet një gram, një gram bëhet dy, dhe papritmas ju jeni duke blerë ‘me shumicë’”.

“Gjithçka fillon të rritet – 100 funte, 200, 300 në javë, dhe pastaj 500 ose 600 funte në fundjavë”.

Martin vlerëson se në pikën më të keqe, ai kishte shpenzuar 12.000 funte në muaj për kokainë.

Ai pranon se “rrotullonte” një shishe alkooli dhe një të tillë shampanjë dhe vodka në baza ditore.

Ai rrëfen gjithashtu: “Unë nuk shkoja fare në ndonjë ngjarje në shkollën e fëmijëve të mi dhe nëse unë shkoja, isha në tualete duke thithur ca kokainë”.

“Mund të merrja vetëm dy gramë dhe jo më shumë, kështu që nuk ‘ngopesha’, prandaj fillova ta ha atë me lugë. Kjo më bën të ndihem i sëmurë tani kur mendoj për këtë”.

Vdekja e nënës, ishte gjithashtu momenti kur Martin thotë se e nxori edhe më tej jashtë kontrollit.

Me një stil jetese që përfshinte ndeja për ditë të tëra, thirrje të vajzave pa ndërprerje, dhe argëtim me të panjohur, Martin u mbyt në një depresion të drogës dhe të ushqyerit me pije, duke arritur në një peshë prej 120 kilogramësh.

Ai vuajti sulme ankthi dhe u rrëzua në disa raste.

Pas një feste tre-ditore, Martin thotë se kishte përjetuar atë që ai e përshkruan si një “shpërthim” në mendjen e tij.

Ai kujton: “Shikova në pasqyrë dhe shpërtheva në lot. U ndjeva i turpëruar me veten time dhe i humbur. Pyesja veten se çfarë kishte ndodhur”.

Pasi u zgjua disa ditë më vonë ai ndërpreu çdo aktivitet me botën dhe kohën e tij i kushtoi pastrimit përmes një diete të shëndetshme dhe ushtrimeve të peshës trupore.

Dhe që nga ajo kohë, ai asnjëherë nuk ka prekur kokainë ose alkool.

Tani Martin betohet tek fuqia e jetesës së shëndoshë dhe e gjimnastikës. Ai premton se plani i tij gjashtë-javor Get Clean mund të ndihmojë të varurit nga droga që t’i rikthehen jetës normale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi

Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi

Botë
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Evropa
Trump konfirmon planin për të përdorur ushtrinë për dëbim masiv të imigrantëve

Trump konfirmon planin për të përdorur ushtrinë për dëbim masiv të imigrantëve

Amerika
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Botë
Baerbock e Gjermanisë mbështet lëvizjen e SHBA-së për lejimin Ukrainës që të përdorë raketat me rreze të gjatë kundër Rusisë

Baerbock e Gjermanisë mbështet lëvizjen e SHBA-së për lejimin Ukrainës që të përdorë raketat me rreze të gjatë kundër Rusisë

Botë
Së shpejti mund të jeni në gjendje të udhëtoni nëpër Evropë me një biletë të vetme treni

Së shpejti mund të jeni në gjendje të udhëtoni nëpër Evropë me një biletë të vetme treni

Evropa
Kalo në kategori