LAJMI I FUNDIT:

Kreshnik Bekteshi: Zgjedhjet pengojnë zbatimin e projekteve

Kreshnik Bekteshi: Zgjedhjet pengojnë zbatimin e projekteve

Nëse ka zgjedhje, mundësia e radhës për klimë të qëndrueshme të biznesit do të jetë pas disa dekadave, shprehen nga kompanitë me kapital gjerman në Maqedoni. Rekomandimi kryesor i Forumit të sotëm mes Maqedonisë dhe Gjermanisë është që vendi të vazhdojë me eurointegrimet, që të mbahen të paktën ata të rinj që deri më tani nuk janë shpërngulur nga vendi.

Pavarësisht rekomandimeve të biznesmenëve, ministri i ekonomisë Bekteshi i bindur se zgjedhjet e reja janë zgjidhja e fundit për situatën aktuale politike. Të gjitha analizat tregojnë se zgjedhjet frenojnë ekonominë dhe për këtë, biznesi nuk duhet të jetë peng i politikës.

“Nëse kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare, kjo automatikisht tregon se vitin e ardhshëm patjetër të kemi edhe zgjedhje presidenciale, ndërsa e dini se kur në Maqedoni kemi zgjedhje dhe kur mbahen fushatat, asgjë nuk mund të realizohet”, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.


Ambasadori i Gjermanisë në vend, Tomas Gerberih është i shqetësuar që mbështetja që e ka dhënë ekonomia më e fuqishme në Evropë, në Maqedoni nuk është kuptuar seriozisht. Përsëriti që mos të bllokohet funksionimi i shtetit që vendi mos të përjetojë izolim.