LAJMI I FUNDIT:

Nxënësve iu shërbyen në shkollë, ushqim ‘më të keq se në burgje’ (Foto)

Nxënësve iu shërbyen në shkollë, ushqim ‘më të keq se në burgje’ (Foto)

Prindërit janë ankuar për ushqimin e ‘gërditshëm’ që iu është shërbyer fëmijëve të tyre në një shkollë fillore. Madje, një nënë ka thënë se nuk do ia jepte as qenit.

Gemma O’Grady e ka shpërndarë një fotografi, ku tregon pjatën që i është shërbyer të bijës së saj, në shkollën St Pius Primady in Dundee të Anglisë, transmeton Telegrafi.

“Janë dy salsiçe të papjekura, me dy copëza patate dhe një e ashtuquajtur ëmbëlsirë. Megjithatë nuk mungon qumështi”, ka shkruar ajo në postim.


Ushqimi që iu shërbyen nxënësve

Shumë njerëz e konsideruan si pjatë të dobët dhe përgatitje pa ndonjë përkushtim, që lë shumë për të dëshiruar, ndërsa nuk e ngopë një fëmijë.

“Ushqim më i keq se në burgje, fëmijët nuk e meritojnë këtë shërbim të gërditshëm”, ka shkruar një komentues.

Reklama që tregohej se çfarë pjate do shërbehej

Zyrtarët e shkollës, kanë thënë se me ushqimin merret kompania e kontraktuar, duke mos pranuar se është faji i tyre që pranuan të shërbehej në atë formë. /Telegrafi/