LAJMI I FUNDIT:

Shitjet e javës së parë të iPhone XS, më të mira se të iPhone X

Shitjet e javës së parë të iPhone XS, më të mira se të iPhone X

Zakonisht kurdoherë që Apple prezanton një dizajn të ri të iPhone, klientët menjëherë blejnë një model të ri dhe shohim rritjen e shitjeve.

Megjithatë, vitin e kaluar me iPhone X, edhepse telefoni nuk pa rënie, nuk ishte pikërisht suksesi i madh që Apple kishte shpresuar.

Mirëpo, duket se ndoshta iPhone-ët e këtij viti po tregojnë një histori të ndryshme.


Një raport nga Flurry Analytics pretendon (nëpërmjet NDTV) se shitjet e javës së parë të iPhone Xs dhe Xs Max duken më mirë se të paraardhësve të tyre, iPhone X, iPhone 8 dhe 8 Plus. Raporti thotë se iPhone i ri ka gjeneruar 7% më shumë të ardhura gjatë shitjeve të javës së parë, krahasuar me shitjet e kombinuara të iPhone-ëve të vitit të kaluar në javën fillestare.

Më herët Apple njoftonte figurat e para të shitjeve por në vitet e fundit ata kanë ndaluar këtë praktikë. Megjithatë, kompania pritet që zyrtarisht të ndajë rezultatet e tyre financiare muajin e ardhshëm kështu që ne duhet të jemi në gjendje të kemi një ide më të mirë se sa shumë janë shitur iPhone-ët e ri dhe për të parë nëse ndoshta modelet e këtij viti kanë mundur ato të vitit të kaluar.

iPhone XR ende nuk ka dalur në treg kështu që është e paqartë se si telefoni do të përshtatet me pjesën tjetër të iPhone-ëve. XR paraqet një alternativë më të lirë, por duke pasur parasysh se i mungojnë veçoritë e caktuara të iPhone Xs dhe Xs Max, mbetet për t’u parë nëse konsumatorët janë të gatshëm të heqin dorë nga karakteristika e përmirësuara për një çmim të lirë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Teknologji
ChatGPT me veçori të reja dhe të dobishme zanore

ChatGPT me veçori të reja dhe të dobishme zanore

Teknologji
Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Teknologji

"Një tiran" dhe "një diktator" - njeriu më i pasur në botë është futur në një përplasje me një nga gjykatësit më të fuqishëm të Brazilit

Teknologji
MalMath: Aplikacioni që zgjidh detyra të matematikës hap pas hapi në gjuhën shqipe

MalMath: Aplikacioni që zgjidh detyra të matematikës hap pas hapi në gjuhën shqipe

Kalo në kategori