LAJMI I FUNDIT:

“Unë luftoj për veten dhe familjen time”, Ben Affleck thyen heshtjen për herë të parë pas rehabilitimit 40 ditor

“Unë luftoj për veten dhe familjen time”, Ben Affleck thyen heshtjen për herë të parë pas rehabilitimit 40 ditor

Ben Affleck ka thyer heshtjen e tij pas përfundimit të 40 ditëve në rehabilitimin për varësinë nga alkooli.

Aktori 46-vjeçar, i cili u pa në një seancë terapie me një mik në Los Anxhelos të enjten pasdite, ndau një deklaratë për katër milionë ndjekësit e tij në Instagram, rreth betejës së tij për të mbetur i matur, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


“Këtë javë kam përfunduar një qëndrim dyzet ditësh në një qendër trajtimi për varësinë e alkoolit dhe mbetem në kujdesin ambulator”, shkroi ai. Ben pastaj e falënderoi familjen e tij për mbështetjen e tyre ndërsa po luftonte “sëmundjen” e tij. Dhe ylli i filmit “Live By Night” bëri të qartë se ai gjithmonë do të jetë në rehabilitim dhe është një ‘angazhim me orar të plotë’.

Ben Affleck theu për herë të parë heshtjen pas rehabilitimit të tij 40 ditor për varësinë nga alkooli (Foto: TheImageDirect)

Ben shtoi: ‘Po luftoj për veten dhe për familjen time’. Dhe ai e bëri të qartë se është ‘mirënjohës’ për ata që janë atje për të.

“Shumë njerëz kanë shkruar në rrjetet sociale dhe kanë folur për rrugën e tyre me varësinë. Për ata njerëz, dua të them faleminderit. Fuqia juaj është frymëzuese dhe po më mbështetni në mënyra që unë nuk mendoj se ishte e mundur”.

“Kjo më ndihmon të di që nuk jam vetëm. Siç më është dashur t’ju kujtoj, nëse keni ndonjë problem, marrja e ndihmës është një shenjë e guximit, jo dobësie apo dështimi”, thotë më tej aktori.

Ai përfundoi deklaratën e tij me: “Unë shpresoj që unë mund të ofroj një shembull për të tjerët që po luftojnë”.

Ishte ish-gruaja e tij, Jennifer Garner, e cila mori ta ndihmonte atë në gusht. Së bashku ata kanë tre fëmijë: Violet, 12 vjeçe, Seraphina, nëntë, dhe Samuel, gjashtë.

Të enjten, drejtori i ‘Argo’-s dukej më shumë muskulor se zakonisht, ndërsa kishte veshur një këmishë me një xhaketë lëkure të zezë.

Ben Affleck dukej shumë më mirë dhe i shëndetshëm pas rehabilitimit (Foto: Vasquez-MaxLopes/BackGrid)

Affleck gjithashtu kishte veshur pantallona ngjyrë bezhë me këpucë të zeza, ndërsa kishte vendosur një palë syze dielli.

Fituesi i “Oscar”-it ishte gjithashtu duke ecur me një burrë tjetër që mbante veshur një këmishë të rrafshët dhe pantallona të zeza, të errëta.

Ata po drejtoheshin drejt një parkingu, ndërsa duket se po bënin një bisedë mjaft serioze.

Ben u pa i shoqëruar nga një mik i tij gjatë daljes nga qendra rehabilituese (Foto: Vasquez-MaxLopes/BackGrid)

Pak para se Ben të lëshonte deklaratën e tij, e dashura e tij Shauna Sexton u pa me një veshje mjaft atraktive ndërsa udhëtonte për në Los Anxhelos.

Modelja 22-vjeçare e “Playboy” dukej shumë tërheqëse.

E dashura e re e Benit, Shauna Sexton, u fotografua në një pozë mjaft atraktive pak ditë më parë (Foto: Bahe/Backgrid)

Duket se Ben dhe Shauna janë takuar që kur ai u nda nga ish-bashkëshorjta e tij, Jennifer.

Ky postim nga Ben vjen pasi Garner paraqiti dokumente të reja për të përshpejtuar procesin e divorcit me shpresën se të gjitha dokumentet do të zgjidheshin deri në fund të vitit, sipas TMZ.

Garner ka kërkuar që divorci të hiqet nga sistemi gjyqësor, i cili thuhet se ‘po ecë ngadalë’.

Familja Affleck (Foto: BackGrid)

Dhe ajo do të donte që çështja të trajtohej nga një gjykatës privat, i cili mund ta lëvizë atë më shpejt.

Por arsyeja e vërtetë që divorci ka ecur kaq ngadalë nuk është faji i gjykatës, por është pohuar që ka të bëjë me familjen.

Burimet i tregojnë TMZ-së se Jennifer nuk e ka shpejtuar divorcin, sepse ajo nuk dëshironte të merrej me çështjet e kujdestarisë së fëmijëve të tyre derisa Ben ende po pinte.

Ish-bashkëshortja e aktorit Ben Affleck, Jennifer Garner (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Burimi i brendshëm nuk ishte shumë specifik në lidhje me faktin kur Affleck po pinte, por duket se ka qenë i afërt me aktorin për disa vite me radhë.

Ben tani duket se po bëhet mirë pas vizitës së tij në rehabilitim, pasi ai ka treguar një fizik shumë më të përshtatshëm.

Dhe tani që aktori do të bëhet më mirë, Garner mendon se është koha e përkryer për të zgjidhur divorcin e tyre.

Ajo dëshiron që divorci të finalizohet deri në fund të vitit.

Ben Affleck (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Ish-partnerja e Affleck, Jennifer Garner, paraqiti kërkesën për divorc në prill të vitit 2017, por ata janë ndarë që nga qershori 2015.

Garner duket se nuk është duke dalë me dikë tjetër, ndërsa është më shumë e përkushtuar në detyrën e saj si prind, si dhe në karrierën e saj: filmi i saj i fundit ishte drama “Peppermint”.

Ajo gjithashtu shpenzon kohë për aktivitete bamirëse, si për të vizituar fëmijët nevojtarë. Këtë fundjavë ajo kaloi kohë me organizatën “Save The Children”.

Ben dhe Jennifer duket se janë në kushte të mira; të dielën ata u panë me fëmijët e tyre, teksa po shkonin për shërbimet e kishave në Los Anxhelos. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori