LAJMI I FUNDIT:

Vargut të makinave elektrike, BMW ia shton edhe modelin i4 (Foto)

Vargut të makinave elektrike, BMW ia shton edhe modelin i4 (Foto)

Ky EV që lansohet më 2021, i shtohet vargut të gjatë të makinave elektrike nga BMW, që vetëm po rritet

Derisa ka prezantuar shumë vetura me djegie të brendshme dhe hibridë, BMW është duke punuar shumë dhe në qetësi, për makinat elektrike, transmeton Telegrafi.

Një prej tyre është edhe i4 që vjen më 2021, për t’ju shtuar vargut të segmentit EV, që vetëm vazhdon të rritet. Modeli i4 bëhet i pesti tërësisht elektrik, që do të vije pas i3.


Mini Electric është paraparë të arrijë gjatë vitit që vjen, teksa iX3 SUV arrin më 2020. Që të dyja iNext dhe i4, do të arrijnë po të njëjtin vit dhe kjo nuk është e vetmja.

Deri më 2025, BMW planifikon t’i sjellë edhe 25 makina të elektrifikuara, 12 prej të cilave tërësisht EV.

Me madhësi të njëjtë, i4 do të ketë pamjen e jashtme sikurse të modeleve 3 dhe 4 Series, ndërsa bateritë e fuqishme sikurse iNext, që është modeli kryesor i kompanisë. /Telegrafi/