Nuk është keq, për përpjekjen e parë nga ky shtet
Po që se iu kërkohet që të emëroni ndonjë veturë nga Vietnami, do ta keni problem, sepse në këtë shtet nuk është prodhuar ende asnjë, transmeton Telegrafi.
Bienalja Paris Motor Show 2018, u shfrytëzua nga VinFast për të prezantuar sedanin dhe makinën e parë SUV, për të cilat është duke punuar për një kohë të gjatë. Fillimisht, dihej që VinFest do t’i sjellë këto makina, për të cilat ende nuk ka gjetur ndonjë emër.
E tëra që dihet, janë emrat zyrtar apo shifrat, LUX A2.0 quhet sedani, ndërsa makina SUV SA2.0 – mirë, aspak goditëse si Mustang ose Stinger. Emrat bajate anash, këto makina duken shumë të mira, po që se e kemi parasysh se janë të parat, nga një shtet që asnjëherë nuk e ka prodhuar ndonjë makinë.
Kompania VinFast, ka dashur që të godet me stilin dhe dukjen, andja ka angazhuar studiot më prestigjioze si Italdesign Giugiaro, Pininfarina, Torino Design dhe Zagato. Pastaj ka bërë anketë me 60,000 vietnamezë, të cilët votuan dhe Italdesign Giugiaro doli fitues. Votuesit e kanë bërë zgjedhjen e duhur, pasi që të dy modelet duken bukur.
Në anën tjetër, VinFast ka dashur të tregojë se këto makina premium “shfaqin personalitetin vietnamez dhe tiparet e gjëra kulturore”. Enterieri është krijuar që shoferi të ndjejë se “po largohet nga gjithçka”, teksa VinFast ka provuar të adoptojë filozofinë që “rruga për në punë dhe kthimi për në shtëpi, të jenë pjesa më e mirë e ditës”.
Brendësia ngjanë shumë me ato të modeleve nga Volvo, ka një ekran prej 10.4 inch të ndjeshëm në prekje dhe në përgjithësi teknologji të lartë. Kjo i është përshtatur popullatës atje, 80 për qind e të cilëve përdorin vazhdimisht telefona të zgjuar.
Që të dy makinat e kanë motorin me 2.0-litra nga BMW, me tetë shpejtësi automatike, ndërsa mund të kërkohet me variante prej 173 dhe 237 kaujfuqi. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra e arrijnë për 8.9-sekonda, respektivisht 7.1-sekonda.
Shpërndarja e LUX A2.0 dhe SA2.0, do të fillojë nga qershori i vitit që vjen. Pas këtyre, VinFast planifikon të prodhojë makina elektrike, makina urbane dhe autobus të vegjël. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRenault prezanton SUV-in e ri Symbioz
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Ngau veturën nën ndikim të alkoolit, shoferja nga Michigan përfundoi me mjetin e varur në tabelën e komunikacionit
Rënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
Një truk i thjeshtë për të kursyer karburant - gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit!
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit