LAJMI I FUNDIT:

Mitsotakis kërkon zgjedhje, para se marrëveshja të dërgohet në Kuvendin e Greqisë

Mitsotakis kërkon zgjedhje, para se marrëveshja të dërgohet në Kuvendin e Greqisë

Qëndrime të forta të Demokracisë së Re se marrëveshja e Prespës devijo kombësinë maqedonase dhe gjuhën maqedonase, por se duhet sa më shpejtë që të bëhen zgjedhje që populli të vendos, këtë e përsëriti lideri i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis.

“Zgjedhja e pushtetit është që ta nënshkruaj marrëveshjen e Prespës, marrëveshje e cila për herë të parë vendit fqinjë i jep gjuhën dhe shtetësinë maqedonase. Ne këtë marrëveshje nuk do ta pranojmë, as edhe tani, as nëse vjen para neve në Kuvend”, përsërit Mitsotakis.

Kryetari i Demokracisë së Re edhe njëherë e ka akuzuar qeverinë se në brendi të vendit ka pozicione të ndryshme, me një qëndrim të shefit të diplomacisë, Nikos Kotzias, me një qëndrim tjetër ministri i brendshëm Panos Kammenos dhe për këtë rekomandon se është e nevojshme “që për çështjen e marrëveshjes së Prespës, të vendos populli, para se të vij për ratifikim në Kuvend”, njofton AIM nga Athina./Telegrafi/