LAJMI I FUNDIT:

Haskuka: Zjarri në bjeshkën e Pashtrikut, i qëllimshëm

Haskuka: Zjarri në bjeshkën e Pashtrikut, i qëllimshëm

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se gjatë gjithë javës zjarrfikësit po ballafaqohen me zjarret në bjeshkën e Pashtrikut.

Përmes një postimi në Facebook, Haskuka ka shkruar se pavarësisht shuarjes së zjarreve, ato janë paraqitur prapë e që sipas tij janë bërë me qëllim.


“Njësia e zjarrfikësve ka arritur të shuaj zjarret që kanë qenë afër vendbanimeve. Por zjarret janë paraqitur prapë në zonat e larta të Pashtrikut gjë që tregon që kemi të bëjmë me zjarrvënje të qëllimshme”, ka shkruar Haskuka.

Postimi i plotë:

Gjatë gjithë javës zjarrfikësit e Komunës së Prizrenit po ballafaqohen me zjarret që kanë kapluar bjeshkën e Pashtrikut.

Njësia e zjarrfikësve ka arritur të shuaj zjarret që kanë qenë afër vendbanimeve. Por zjarret janë paraqitur prape në zonat e larta të Pashtrikut gjë që tregon që kemi të bëjmë me zjarrvënje të qëllimshme.

Organet e rendit janë në përcjellje të gjendjes dhe shpresoj që policia do të identifikoj personat të cilët kanë ndezur zjarret me qëllim. Sipas Kodit Penal Neni 365 shkaktimi i zjarrit paraqet vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe dënohet me burgim prej gjashtë(6) muaj deri në pesë(5) vjet. /Telegrafi/