LAJMI I FUNDIT:

Shoferët e Ferrari dhe Porsche që garonin në korsinë e gabuar, shkaktojnë aksident me fatalitet në Sllovaki (Video, +18)

Shoferët e Ferrari dhe Porsche që garonin në korsinë e gabuar, shkaktojnë aksident me fatalitet në Sllovaki (Video, +18)

Shoferët e dy veturave sportive Ferrari dhe Porsche po garonin nëpër një rrugë të mbushur me vetura tjera, dhe në një moment duke ndjekur njëri-tjetrin në korsin e gabuar, Porsche përplaset drejtpërdrejt me një veturë duke lënë të vdekur shoferin.

Skena rrëqethëse është filmuar me kamerë të vendosur brenda një veture tjetër që po lëvizte prapa tyre në një rrugë në Zilina të Sllovakisë, transmeton Telegrafi.

Në video shihet Ferrari me ngjyrë të verdhë duke lëvizur në kahjen e kundërt i ndjekur nga pas nga një Porsche SUV. Megjithatë në një moment para tyre shfaqet një veturë, të cilën e shmang Ferrari, kurse Porsche përplaset drejtpërdrejtë me të.


Si pasojë e përplasjes së fuqishme, mediat lokale raportojnë se shoferi i veturës së tretë ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa shoferët e Ferrari dhe Porsche janë arrestuar nga policia.

Ata pritet të shfaqen në bankën e të akuzuarve, ku ekzistojnë gjasat e mëdha që të dënohen me nga 15 vite heqje lirie. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

Evropa
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Evropa
Mk-II Aurora shkruan historinë, fluturakja tejkaloi shpejtësinë e zërit duke u ngjitur në lartësi prej 25 kilometrash

Mk-II Aurora shkruan historinë, fluturakja tejkaloi shpejtësinë e zërit duke u ngjitur në lartësi prej 25 kilometrash

Botë
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Botë
Ukraina vjen me

Ukraina vjen me "një përditësim mbi madhësinë e forcave të Koresë së Veriut në Rusi - dhe ndikimit të tyre"

Botë
Pasi SHBA lejoi Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi, Putin nënshkruan doktrinën e re bërthamore

Pasi SHBA lejoi Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi, Putin nënshkruan doktrinën e re bërthamore

Evropa
Kalo në kategori