LAJMI I FUNDIT:

Nëna e Rita Orës përzgjidhet ambasadore e organizatës bamirëse “Future Dreams” në Londër

Nëna e Rita Orës përzgjidhet ambasadore e organizatës bamirëse “Future Dreams” në Londër
Rita Ora dhe Vera Sahatçiu (Foto: Thos Robinson/Getty Images for VH1/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është duke shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit, “Let you love me”.

Ajo ka arritur të bëhet një ndër emrat më të përfolur në mediat ndërkombëtare falë projekteve të saj të suksesshme këtë vit.


Por jo më pak vëmendje në media po marrin edhe prindërit e këngëtares, Besnik dhe Vera Sahatçiu.

Kjo e fundit, është përzgjedhur si ambasadore nderi e organizatës bamirëse “Future Dreams” në Londër.

Prindërit e këngëtares Rita Ora: Besnik dhe Vera Sahatçiu (Foto: Vera Ora/Instagram)

Si një grua e cila ka mposhtur luftën kundër kancerit, Vera Sahatçiu është një shembull për gratë se si duhet luftuar gjithnjë përballë sfidave të jetës.

Rita ia kalon Calvin Harrisit me këngën e fundit, publikon për herë të parë një postim 'thumbues' për ish-in e saj
Lexo po ashtu Rita ia kalon Calvin Harrisit me këngën e fundit, publikon për herë të parë një postim 'thumbues' për ish-in e saj

Gëzimin për përzgjedhjen ambasadore të kësaj organizate, Vera e shprehur përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram.

Ajo publikoi dy fotografi ku shfaqej mjaft elegante dhe tërheqëse pranë bashkëshortit të saj.

“Jam e nderuar te zgjidhem ambasadore e #futuredreamscharity organzates bemirese ne Londer qe se bashku ti ndihmojm grave te prekura me kancerin e gjirit”, ka shkruar Vera Sahatçiu në mbishkrimin e fotografisë.

Krenare me të ëmën është edhe vet Rita Ora, e cila në InstaStory publikoi një video, ku shfaqej ndërsa shfletonte një nga daljet e nënës së saj në revistë.

Rita ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë se ndjehet e inspiruar nga e ëma e saj, e ndërsa uron organizatën “Future Dreams” për 10 vjetorin e themelimit të saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Sinan Vllasaliu del sërish para gjykatës, thotë se çdo shmangie nga tatimi ishte e paqëllimshme

Sinan Vllasaliu del sërish para gjykatës, thotë se çdo shmangie nga tatimi ishte e paqëllimshme

Magazina
Romeo bën tatuazhin e veçantë që i dedikohet Heidit në Big Brother VIP Albania

Romeo bën tatuazhin e veçantë që i dedikohet Heidit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Prindoni i uron ditëlindjen Vjosa Osmanit me një fotografi familjare: Gëzuar për gruan e jashtëzakonshme që je sot dhe gjithmonë

Prindoni i uron ditëlindjen Vjosa Osmanit me një fotografi familjare: Gëzuar për gruan e jashtëzakonshme që je sot dhe gjithmonë

Magazina
Artisti Nemo që fitoi Eurovisionin apelon te Qeveria e Zvicrës që ta njohë zyrtarisht gjininë e tretë

Artisti Nemo që fitoi Eurovisionin apelon te Qeveria e Zvicrës që ta njohë zyrtarisht gjininë e tretë

Magazina
Erblin Nushi i veshur si drag queen 'Adelina Rose' tregon se si u frymëzua nga Adelina Ismaili për emrin e saj

Erblin Nushi i veshur si drag queen 'Adelina Rose' tregon se si u frymëzua nga Adelina Ismaili për emrin e saj

Magazina
Kalo në kategori