Lokale të mbyllura, lokale që jepen me qira dhe mosinteresim nga askush. Kjo është pamja tashmë e dhjetë vite që e përcjell qendrën tregtare në Tetovë, dikur qendër që shkëlqente me shumë lokale të hapura, plot gjallëri dhe më shumë pastërti, shkruan gazeta KOHA. Sot kjo qendër funksionon me rreth 150 lokale të hapura, kryesisht në katin përdhesë. Në katin e parë dhe të dytë funksionojnë jo më shumë se 50 lokale të ndryshme, kryesisht zyra për kontabilitet dhe zyra gjeodezike.
Sipas pronarëve të lokaleve, zakonisht gjatë verës ka gjallërim, por jo në atë masën e dikurshme, sepse tashmë në katin përdhes kanë mbetur pjesa më e madhe e artarive, të cilët akoma vazhdojnë të kenë punë.
Kohë më parë, Këshilli për mirëmbajtjen e qendrës së re tregtare, përmes një apeli drejtuar pronarëve të tjerë të lokaleve që nuk janë aktiv ose që i kanë të mbyllura, ka kërkuar ato të paraqiten në qendrën tregtare që edhe ata të japin kontributin e tyre, sepse kjo së shpejti do të krijojë kushte për funksionim të të gjitha lokaleve në këtë qendër tregtare. Ky Këshill disa herë ka tentuar të bëjë funksionalizimin dhe rregullimin e qendrës duke angazhuar pastrues dhe rregullim të ndriçimit.
Megjithatë, jo çdo herë ka hasur në mirëkuptim te një pjesë e pronarëve. Sipas një pronari të një lokali, kjo qendër tregtare është lënë në mëshirë të kohës dhe tash e disa vite askush nuk është duke investuar, ndërsa izolimit që ekziston tash më pesë vite, i ka skaduar afati.
“Në kohët kur filloi me punë kjo qendër kishte lëvizje, kishte njerëz, punonin të gjithë, por duke kaluar koha, problemet dhe kriza ekonomike e kanë bërë të veten. Tash shumë lokale janë shitur, janë mbyllur dhe nuk ka perspektivë. Disa herë e kam dhënë me qira dhe nuk e ka mbajtur askush, sepse nuk ka punë”, thotë pronari i një kafiterie në katin e parë. Por kohëve të fundit mosinteresimi për këtë qendër e ka bërë të veten, e njëjta ka probleme me kanalizimin atmosferik dhe me izolimin. Kështu që kur ka të reshura, grumbullohet uji, kurse kanalizimi jofunskional bën që uji të depërtojë edhe në lokale për shkak të mos izolimit të mirë.
E ndërtuar në vitin 1995, e njëjta në fillim shkëlqente pasi pjesa dërmuese e lokaleve ishin të hapura dhe punonin, kurse frekuentimi i qytetarëve ishte më i madh. Por me kalimin e kohës kjo qendër humbi atë shkëlqim, kjo për shkak të problemeve të shumta sidomos për shkak të rrahjeve dhe zënkave brenda në qendër.
Madje, nuk kanë munguar as “çerdhet” e narkomanëve, gjë që ndikoi që shumë lokale të mbyllen dhe të largohen njerëzit. Sot kjo qendër punon me kapacitet të përgjysmuar, pasi pjesa dërmuese e lokaleve në katin e dytë janë mbyllur, kurse aty këtu gjen ndonjë lokal të hapur në katin e parë. Jo rrallë herë janë marrë iniciativa të ndryshme që kjo qendër të rivitalizohet dhe të kthehet në gjendje normale, por dita ditës edhe këta iniciativa janë shterur si pasojë e mosinteresimit të pronarëve të lokaleve, të cilët dhanë mijëra e qindra mijëra euro për të blerë lokale 23 vite më parë, kurse sot as qiratë nuk mund të marrin nga lokalet e tyre./Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDel duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Vjedhje në Prishtinë e Fushë Kosovë, arrestohen katër persona – mes tyre dy shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë